LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston dy persona, të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës arreston dy persona, të dyshuar për fajde

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor lidhur me rastin “Fajde”.

Si rezultat i veprimeve policore është kontrolluar një banesë e cila dyshohet se është prone e personave të dyshuar, si dhe  janë arrestuar dy meshkuj, me dyshimin se të njëjtit  janë përfshirë në dhënie të parave me fajde, vepër kjo e sanksionuar në bazë të nenit 343 të KPRK-së.

“Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 viktimës  mashkull K-Shqiptar i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro”, thuhet në njoftim.


Njësitet policore gjate realizimit të bastisjes kanë sekuestruar një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar.

Të dyshuarit M.B. viti i lindjes 1957 dhe F.B. viti i lindjes 1983, pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori