LAJMI I FUNDIT:

E braktisi gruan, për t’u martuar me vjehrrën (Foto)

E braktisi gruan, për t’u martuar me vjehrrën (Foto)

Burri nga India, Suraj Mahto, është bërë temë e mediave, sepse e ka braktisur gruan e re Lalita, për t’u martuar me nënën e saj 20 vjet më të vjetër, Asha Devi.

Afera e pazakontë ka filluar kur 42-vjeçarja ka shkuar të vizitojë çiftin e ri, në fshatin Puraini, në njërën nga pjesët më të varfra të shtetit Bihar, transmeton Telegrafi.


Derisa kujdesej për dhëndrin 22-vjeçar, i cili u sëmurë papritmas, ata bien në dashuri të fshehtë.

Kur vjehrra është kthyer në shtëpi, dhëndri shtoi bisedat telefonike me të e madje edhe vizitat tek shtëpia e saj.

Kur kuptohet lidhja, Lalita i kërkonte nënës dhe burrit të ndërpresin kontaktet, por kot. Madje, as babai i saj, pra vjehrri i Surajit, nuk ka mundur të bëjë gjë në këtë drejtim.

Kështu, dhëndri ndahet me gruan dhe martohet me nënën e saj. Por, pas dy muajve, çifti i ri i pazakontë po e konsiderojnë këtë vendim si të pavend, ndaj duan t’ju kthehen marrëdhënieve të vjetra.

Suraji ka kërkuar që të kthejë Lalitën, me të cilën e kanë një djalë, për të jetuar si ishin më parë. Njëjtë po mendon edhe Devi, e cila me padurim po pret shkurorëzimin, që t’i kthehet burrit të saj. /Telegrafi/

Pendohet rëndë që e braktisi gruan per tu martuar me vjehrren foto 2

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori