Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, realizoi një seri të takimeve lamtumirëse me zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Në zyrat dhe selitë e tyre përkatëse, Gjenerali Miglietta, si pjesë të angazhimeve në fund të mandatit të tij trembëdhjetë muajsh në Kosovë, takoi kreun e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ushtruesin e detyrës së kreut të EULEX-it, Bernd Thran, kreun e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Sipas një komunikate të KFOR-it, të gjithë këta zyrtarë të lartë shprehën mirënjohjen për bashkëpunim të frytshëm dhe shumë të ngushtë me KFOR-in në përmbushjen e sfidave të ndërsjella gjatë trembëdhjetë muajve të kaluar.
Ata u pajtuan se asistenca e vazhdueshme dhe bashkëpunimi i ndërsjellë ishin organizuar në baza të rregullta për ruajtjen e atmosferës paqësore dhe pozitive.
U theksua në veçanti se KFOR-i gjithmonë kishte vepruar në mënyrë të paanshme brenda Kosovës në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për tërë popullin e Kosovës.
Zyrtarët kryesor që përfaqësojnë bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë janë vizitorë të rregullt të KFOR-it për t’u njoftuar në hollësi për situatën e tanishme gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon. Këto takime janë shumë të dobishme për forcimin e marrëdhënies me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe luajnë rol të vazhdueshëm dhe vital në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze