LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Biden kërkoi ta ratifikojmë demarkacionin

Mustafa: Biden kërkoi ta ratifikojmë demarkacionin

ryeministri i Republikës, Isa Mustafa gjatë një intervistë për RTK-në ka folur rreth takimit që kishte me zv/presidentin e SHBA-së, Joi Biden.

Ky i fundit, sipas Mustafës, ka kërkuar që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi, lidhur me vijën kufitare.

“Ai më tha: ‘Unë jam shumë i drejtpërdrejtë’. Qëndrimi i tij, i cili është edhe i Barack Obamas ishte shumë i qartë, që duhet të ratifikohej marrëveshja”, ka thënë ai.


Mustafa poashtu ka folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur një detaj interesat, se në delegacioni e Kosovës gjithmonë është i pranishëm edhe një përfaqësues i DASH-it.

“Kërkojë të vazhdohet dialogu me Serbinë me ndërmjetimin e BE-së. Por, mund të nënvizoj se asnjëherë s’kemi qenë pa pjesëmarrjen edhe të SHBA-së. Gjithmonë kemi pas njerëz të Deparamentit të Shtetit në Bruksel. SHBA-ja e ka përkrahur dialogun në mënyrë aktive dhe na thanë se duhet të implementohen Marrëveshjet edhe nga ana e Serbisë. Por, është obligimi edhe i yni që të formohet Asoaciaioni i Komunave me Shumicë serbe”, ka thënë ai.