LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët

Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka qëndruar në qytetin e Ferizajt ku është takuar me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Hyseni në Ferizaj potencoi problemin e përdorimit të drogës, e cila sipas tij përdorues janë kryesisht fëmijët.

“Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, tha ministri Hyseni.


Hyseni tha se qëllimi i këtyre takimeve me këto forume po bëhet në mënyrë që të ndërmerret një fushatë proaktive në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve, sidomos të fëmijëve.

“Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore gjendjen nuk e kemi të mirë dhe përveç ndërhyrjeve që bënë Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik, në mënyrë që të gjitha shqetësimet për gjendjen reale ta përmirësohen”, tha ministri Hyseni.

Edhe në Ferizaj, Hyseni përmendi faktin se qe 11 muaj nuk janë regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve në vatra të krizave.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori