LAJMI I FUNDIT:

Serbi sulmohet nga dy serbë në Gorazhdec, i thanë “Kjo është për Thaçin”!

Serbi sulmohet nga dy serbë në Gorazhdec, i thanë “Kjo është për Thaçin”!

Policia e Pejës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb të cilët më 15 gusht kanë sulmuar fizikisht Milosav (Milan)Pavlovic, lindur 19.08.1950 , banor në fshatin Gorazhdec.

“Menjëherë pas raportimit të këtij rasti, njësite relevante të Policisë Kosovës, përkatësisht të Nënstacionit policor në Gorazhdevc dhe Stacionit policor në Pejë, iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë kontaktuar viktimën Pavloviq nga i cili janë njoftuar se ishte sulmuar fizikisht në tarracën e shtëpisë së tij nga dy persona të dyshuar, të cilët e kishin qëlluar me shuplakë dhe shqelma duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Gjatë ikjes njeri nga të dyshuarit (sipas viktimës) iu ka drejtuar viktimës në gjuhë serbe “Ovo ti je za Taćija”, (Kjo është për Thaçin) duke ikur nga vendi i incidentit.


Për viktimën, të dyshuarit ishin të panjohur.

Viktima ishte dërguar në Spitalin rajonal Pejë për t’i dhënë ndihmën mjekësore dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Njësitet hetimore intensivisht kanë punuar në ndriçimin e këtij rasti, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtit janë arrestuar, intervistuar në prezencën e mbrojtësit ligjor-avokatit dhe prindërve të tyre.

Me urdhër të prokurorit shtetit, të dyshuarve me iniciale M. (Srdjan) B. lindur më 12.04.2000 dhe I. (Nenad) B. lindur 19.09.1999, iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas të dhënave hetimore, motiv i rastit që ishte sulmuar viktima Pavlovic nga të dyshuarit ishte një mosmarrëveshje para dy viteve në një kafiteri në fshatin Gorazhdevc me një person të afërm të viktimës (Pavloviq). /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori