LAJMI I FUNDIT:

Polici shpëtoi një grua që donte të vetëvritej, në mes të rrugës (Video)

Polici shpëtoi një grua që donte të vetëvritej, në mes të rrugës (Video)

Në Sichuan të Kinës, një grua ka dalë në rrugë dhe kërcënonte se do të vriste vetën me hanxhar.

Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas me fustan të kuq, e cila mbante armën e ftohtë afër vetës dhe nuk iu bindej dy policëve që ta lëshonte, transmeton Telegrafi.


Por, 30-vjeçarja nuk e dinte se prapa saj ishte Wen Xi, një polic që sapo e kishte kryer turnin dhe po shkonte në shtëpi.

Me një lëvizje të zgjuar dhe të fuqishme, Xi e ka rrëzuar këtë grua dhe ia ka marrë hanxharin.

Pasi i është hequr mjeti i mprehtë, atë e kanë marrë dy policë dhe e kanë dërguar në mbajtje.

Nuk bëhen të ditura motivet pse ajo dëshironte t’i jepte fund jetës, apo çfarë dënimi e pret për këtë veprim. /Telegrafi/