LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen drejtimet e disperzuara të UT-së në Shkup

Mbyllen drejtimet e disperzuara të UT-së në Shkup

Maturantët janë shqetësuar kur kanë parë se në Shkup Universiteti i Tetovës nuk ka shpallur konkurs për regjistrim. Ata janë konfuz dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh. Nga UT-ja konfirmuan se nuk do të ketë sivjet student të rinj, duke mos treguar arsyen përse, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Njëjtë sikur drejtimet tjera, janë në pauzë. Ata që veçmë kanë filluar do të vazhdojnë, por nuk do të kemi student të rinj për këtë vit”, tha zëdhënësi i UT-së, Selam Sulejmani.

Nxënësja Merita Elezi nga Shkupi e cila sivjet përfundoi shkollën e mesme, thotë se ajo dhe shoqëria e saj janë habitur kur u kanë thënë që në UT në Shkup nuk ka konkurs.


“Ne që ishim shoqëri shkuam në UT për të parë drejtimet dhe për t’i dorëzuar dokumentet për regjistrim por na thanë që sivjet nuk ka konkurs. Çka do të thotë kjo, që nuk do të ketë asnjë drejtim sivjet në Shkup? Nuk e di jemi shum konfuz”, tha Elezi.

Besmir Hoxha po ashtu maturantë shprehet se kjo nuk është e drejtë dhe se mbyllja e drejtimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në shkollimin e shqiptarëve në Shkup.

“Jo të gjithë kanë kushte që të regjistrohen në Universitete private apo të udhëtojnë për në Tetovë. Shpresojmë që drejtimet do të hapen sepse duke pasur parasysh krizën që po përjetojnë shqiptarët, shumë e vështirë do të bëhet që të përfundojnë fakultetin. Nuk e di pse po na e bëjnë këtë, do të na dëmtojnë shumë”, tha ai.

Maturanti Enis Idrizi thotë se ata ende shpresojnë që kjo çështje do të rregullohet.

“Ne nuk do të rimë duarkryq, do të mblidhemi dhe ta diskutojmë këtë çështje dhe do të kërkojmë sërish të hapen drejtime. Kjo është absurde, nxënësit qe duan dhe janë të mirë me mësime por nuk kanë kushte, do të ngelin në shtëpi apo të studiojnë maqedonisht? Si duket këtë duan ata që e kanë menduar këtë ide ‘brilante’, për mbylljen e dyerve për studentët shkupjan”, tha Idrizi.

Ish-ministri i arsimit, Sulejman Rushiti shprehet për Portalb se me këtë rast mbetet të thuhet sipas tij “Mos i fal o Zot, sepse e dinë se çfarë po bëjnë!”

“Dikur kam menduar se dështimet janë vetëm si rezultat i paditurisë së tyre, kam menduar se nuk i kuptojnë proceset. Tani është e qartë se dështimet e tyre janë si pasojë e të qenurit peng. Pra, për fat të keq ne jemi pengu i pengut! Dhe me këtë rast mbetet të thuhet: Mos i fal o Zot, sepse e dinë se çfarë po bëjnë! Këtë akt e kam kritikuar që në momentin kur për nevoja të defokusimit të opinionit, në mungesë të projekteve të realizuara e shpallën me pompozitet sikur bëhet projekt madhor. Në fakt tani del edhe më keq sa që e paralajmëruam! Çfarëdo që të themi nuk ndryshon me këtë klasë politike!”, tha Rushiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori