LAJMI I FUNDIT:

Kapet peshku i çuditshëm që ka katër sy (Foto)

Kapet peshku i çuditshëm që ka katër sy (Foto)

Në brigjet e Australisë, një peshkatar ka zënë një peshk të çuditshëm i cili i ka dy palë sy.

Krijesa e pazakontë, i ka dy sy në pjesën e përparme të fytyrës, kurse dy të tjerë në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.


Kapet peshku i çuditshëm që ka katër sy foto 2

“Peshku kapsiti disa herë me të katër sytë, para se të ngordhte”, ka shkruar Simon Merefiel, i cili e ka zënë gjallesën misterioze.

Disa e kanë quajtur ‘Blinky’, si peshku me tre sy nga seriali ‘The Simpsons’, i cili është deformuar si pasojë e radioaktivitetit.

Kapet peshku i çuditshëm që ka katër sy foto 3

Por, të tjerrë kanë provuar të gjejnë ngjashmërinë e kësaj specie, me ndonjë lloj tjetër.

Nuk është dhënë asnjë koment konkret nga ekspertët, se çfarë mund të jetë ky peshk. /Telegrafi/