LAJMI I FUNDIT:

Të flesh në një krevat akulli në kështjellën prej dëbore (Foto)

Të flesh në një krevat akulli në kështjellën prej dëbore (Foto)

A keni ëndërruar ndonjëherë për të fjetur në një krevat akulli brenda një dhome të ndërtuar me dëborë?

Mund të duket si një përrallë dimri, por ekziston një vend i veçantë në të cilin ju mund të bëni realitet ëndrrën tuaj.

Ajo quhet “Snow Castle”, një kështjellë e vërtetë prej dëbore. Në vitin 1996, UNICEF vendosi të bënte realitet ëndrrën e shumë fëmijëve dhe pse jo të të rriturve që nuk kishin parë kurrë dëborë në jetën e tyre.


“Kështjella e Dëborës” në Kemi të Finlandës, padyshim që ishte një sukses i madh me 300 mijë vizitorë, dhe që nga ai vit ajo ndërtohet çdoherë me një tematikë të veçantë në muajin dhjetor dhe shkatërrohet në muajin prill.

Në vitin 2015 “Kështjella e Dëborës” i dedikohej folklorit dhe kulturës së vetë Finlandës. Tarifa për në “Kështjellën e Dëborës” është vetëm 15 euro dhe aty mund të bëni selfie sa të doni, transmeton syri.

Magjia e vërtetë e saj është gjatë natës, kur vizitorët trima mbërrijnë për të fjetur në hotelin e ftohtë.

2

3

5

6

7

8

9

4