LAJMI I FUNDIT:

Turqi, 38 mijë të burgosur do të lirohen me kusht

Turqi, 38 mijë të burgosur do të lirohen me kusht

Turqia ka nënshkruar një dekret, ku sipas tij do të lirohen me kusht 38 mijë të burgosur, një lëvizje e qartë se burgjet janë mbipopulluar pas valës së arrestimeve pas grushtit të shtetit.

Edhe pse ministri i Drejtësisë nuk e ka pranuar, analistët thonë se kjo është hapja e rrugës për të arrestuar të rinj. Dekreti lejon lirimin e të burgosurve të cilët e kanë kryer gjysmën e dënimit të tyre ose dy të tretat.


Megjithatë, lirimin me kusht nuk do e përfitojnë ata që janë dënuar për vrasje, dhunë në familje, abuzim seksual, terrorizëm ose krime të tjera kundër shtetit.

Po ashtu, të gjithë personat e dënuar pas 1 korrikut do të mbeten në qeli.

Ministri i Drejtësisë këmbënguli se ky nuk është proces falje apo amnistie, por një lirim me kusht i të burgosurve.

Qeveria pretendon se përpjekja për grusht shteti, është kryer nga pasuesit e lëvizjes se udhëhequr nga kleriku me bazë së SHBA, Fethullah Gulen, për të cilin u dha masa e arrestit burgim i përjetshëm, 1900 vite burg dhe 4.8 milionë euro gjobë.

Rreth 35,000 njerëz po mbahen në pyetje dhe më shumë se 17.000 janë arrestuar për t’u përballur me gjyqin, duke përfshirë ushtarë, police, gjyqtarë dhe gazetarë.

Goditja e qeverise ka ngritur shqetësime në mesin e vendeve europiane dhe organizatave të të drejtave të njeriut, të cilët i kanë kërkuar qeverisë turke te tregoje përmbajtje.

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori