Projektligji për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës dhe assesi nuk po gjendet kohë për shqyrtimin dhe miratimin e tij.
Bashkimi Evropian iu ka drejtuar me një kërkesë të veçantë Kuvendit të Kosovës për përshpejtimin e miratimit të këtij ligji, ngase ishte paraparë që regjistrimi i popullsisë në atë pjesë të ndodhë në këtë vit.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Publike, Zenun Pajaziti gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) theksoi se komisioni kanë pranuar një dokument për regjistrimin e popullsisë në veri, por kërkoi nga kryeshefi i ASK, Isa Krasniqi që të sqaroi pse ka ngecur dhe se deri ku ka shkuar ky proces, ngase është edhe kërkesë e BE, meqë janë financues të këtij projektligji.
“Në ndërkohë që ju keni bërë këtë raport, ne në Komision kemi pranuar edhe një dokument tjetër të rëndësishëm që është dashur ju ta zbatoni, ta implementoni, është fjala për një projektligj për regjistrimin e popullsisë në pjesët ku nuk është kryer regjistrimi herën e kaluar. Për me tepër unë kam pasur edhe një kërkesë të veçantë edhe prej Zyrës së BE-së dhe prej Qeverisë që ta përshpejtojmë këtë projektligj që të nxihet koha që sivjet të kryhet. Më pastaj kjo punë ka ngecë, nuk e di a jeni ju në rrjedha a jo, por nuk ka ec as projektligji e as ky proces. Me sa di unë kjo ka qenë një ndër çështjet që është trajtuar në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit”, thotë Pajaziti.
Kryetari i këtij Komisioni ka kërkuar shpjegim nga kryeshefi Krasniqi për dallimin e të dhënave për numrin e papunësisë, ku sipas tij, UNDP ka tjera shifra, kurse, ASK tjera.
Isa Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e ka miratuar në vitin 2016 dhe e ka proceduar në Kuvend projektligjin për regjistrim në katër komuna të veriut, i cili sipas tij është i njësoi sikur ligji për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, por në këtë për Mitrovicën e veriut është përfshirë edhe regjistrimi bujqësisë.
Krasniqi shtoi se ndër sfidat e këtij institucioni mbetet mungesa e stafit dhe mangësitë buxhetore.
E anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina kërkoi raport të hollësishëm buxhetor për shpenzimet, meqë sipas saj, ky raport është i mangët në këtë segment.
Në bazë të vlerësimeve të ASK-së, numri i kosovarëve që janë në diasporë është 703 mijë, ky vlerësim është bërë në vitin 2013-2014.
Krasniqi tha se ASK nuk ka për obligim ligjor regjistrimin e diasporës, por sipas tij kjo është një përgjegjësi e Ministrisë së Diasporës, e që ASK mund ta ndihmojë në aspekte teknike.
Raporti u aprovua, por abstenoi deputeti nga radhët e minoriteteve, Kujtim Paqaku, ngase nuk janë të përfshirë në ASK, gjatë anketimit dhe regjistrim pjesëtarët nga radhët e minoriteteve që u përket ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale