Rasti i një gruaje refugjate shqiptare e cila pretendon se është rrëmbyer me dhunë pikërisht nga punëtorët e kampit ku ajo ishte strehuar, është duke bërë bujë të madhe në opinionin gjerman.
Rrëmbimi, sipas pohimeve të saj dhe të një dëshmitari, ka ndodhur në kampin e azilit në Burbach, njofton televizioni gjerman WDR.
Kujdestarët e shtëpisë së azilit e kanë marrë atë me makinë dhe për dy ditë e kanë mbajtur në një vend të panjohur për të, ku mund edhe ta kenë abuzuar seksualisht, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria e përgjithshme ka filluar hetimet rreth skandalit i cili ka ndodhur në një kamp në muajin shkurt të këtij viti. Po ky kamp, i menaxhuar nga DRK, edhe në vitin 2014 qe bërë i njohur për një skandal të ngjashëm.
Shqiptarja e re thotë se njëri nga kujdestarët kishte shkuar në dhomën e saj dhe e kishte ftuar atë që t`i bashkohej atij dhe shokëve që po pinin.
Pasi kishte pirë tri gota, ajo kishte humbur vetëdijen. Viktima pastaj thotë se kjo gjendje pa vetëdije i kishte zgjatur dy ditë. Por asaj i kujtohet të kishte qenë lakuriqe, në një dhomë, për të të panjohur. Bashkë me të, në dhomë kishin qenë edhe katër meshkuj, në mesin e të cilëve edhe kujdestari nga “hajmi”.
Prokuroria në Siegen ka bërë të hënën që shkoi bastisjen e selisë së kompanisë “European Homecare” në Essen e cila menaxhon qendrat e azilit.
Është interesante se një refugjat tjetër, edhe ai shqiptar që kishte banuar në kampin e njëjtë ka treguar se e ka parë ngjarjen.
Ai ka treguar për WDR se si gruaja e përmendur, pasi ishte e alivanosur, ishte bartur jashtë nga kampi dhe ishte dërguar diku me një makinë mercedes.
Duke qenë se ngjarja për të cilën po pretendohet, ka ndodhur disa muaj më parë ndërsa viktima është rrëfyer vetëm këto ditë, prokuroria thotë se hetimi i ngjarjes paraqitet shumë i vështirë.
Shërbimi i sigurimit hedh poshtë akuzat me të cilat ngarkohet punëtori i inkriminuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A