LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nepotizmi nuk luftohet nga ata që janë definicioni i tij

Ahmeti: Nepotizmi nuk luftohet nga ata që janë definicioni i tij

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka komentuar rreth Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar sot në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e kompanie të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar në ndërmarrjet publike.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

“Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit.


Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDKnë dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDKsë për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet.

Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, me e luftu atë” (sic), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/