Po qe se do të ndaheshin medaljet në Olimpiadë për modelim, këto bukuroshe braziliane do të merrnin me vete arin…
Gisele Bundchen
Është modelja më e popullarizuar e Brazilit, e cila ka ngritur në majë modelingun e botës në fund të viteve nëntëdhjetë. Madje edhe me 37 vjeç, edhe pasi që zyrtarisht është tërhequr nga pista, Gisele mbetet modelja më paguar në botë. Në hapje të Lojërave të 31-ta Olimpike pati nderin të shëtiste përfundimisht në pistë e veshur me fustan glamuroz të artë me nënshkrimin e Alexandrea Herchocivitchit, transmeton Telegrafi.
Adriana Lima
Mbretëreshë e ekipit Victoria’s Secret, Adriana Lima është më së gjati në ekipin e këtij brendi, mirëpo flitet që 36-vjeçarja mund së shpejti “t’i lërë” krahët e vet, duke i vënë pikën karrierës së vet impozante dhe të suksesshme 16-vjeçare. Në fushën e modës ajo punoi për emra të mëdhenj si Vera Wang, Christian Lacroix, Emanuel Ungaro, Giorgio Armani, Fendi, Ralph Lauren, Valentino, dhe shumë të tjerë.
Alessandra Ambrosio
Gjithashtu, 36-vjeçarja Alessandra Ambrosio, ka stazh vetëm një vit më pak në ekipin Victoria’s Secret, ndërkaq ka të drejtën e famës, sepse ka bartur krahët më të rëndë VS në histori (14 kg të rëndë), duke shëtitur nëpër pistën në muajin e dytë të shtatzënisë. Ambrosio, është nënë e dy fëmijëve. Pavarësisht se ajo poston foto të herë pas hershme për miliona fansat e saj në Instagram, Alessandra këmbëngul se nuk përdor filtra në foto, për të promovuar bukurinë natyrale.
Ana Beatriz Barros
Ish VS modelja Ana Beatriz Barros e udhëheq Ambrosio si njërën nga nëntë vajzushat e veta në kurorëzimin e paradokohshëm në Greqi me milionerin Karim El Chiati. Për një kohë të shkurtër, Barros u bë një nga modelet më të kërkuara në botë, pasi ka punuar për Guess, Victoria’s Secret, Chanel dhe për linjën e modës së Jennifer Lopez. Ajo gjithashtu ka sfiluar për stilistët më të mëdhenj në botë si Valentino dhe Dolce & Gabbana.
Camila Alves
Pas shpërnguljes në Los Anxhelos në moshën 15-vjeçare, Camila Alves është shpërngulur në Nju-Jork që të vazhdojë karrierën e modelingut, mirëpo tani fokusohet në kompaninë e vet të ushqimit organik për bebe Yummu Spoonfuls, sajt me emrin Women of today dhe në atë që të bëhet nënë e tre fëmijëve të vet të mrekullueshëm me bashkëshortin Matthew McConaughey.
Cintia Dicker
Stili i kësaj 30-vjeçareje jashtë detyrës është i ëmbël dhe i pazakontë dhe luan në përparësitë e saj, me flokë të mrekullueshëm të cilat kurrë nuk i ka ngjyrosur dhe sy të kaltër, prandaj për këto tipare dallohet nga bashkëkombëset e saj.
Izabel Goulart
Edhe njëra ndër engjëllushet e Victoria’s Secret, Izabel Goulart, engjëllushë e rrallë, e cila ka arritur të bëjë emër për veten në botën e modës së lartë, si edhe duke punuar për shtëpitë e mëdha të modës siç janë Chanel, Belenciaga, Oscar de la Renta dhe Stella McCartney. Duket se bukuroshja 32-vjeçare Izabel Goulart nuk mund të jetojë pa olimpiadë, meqë është rikthyer në Rio, duke bërë një paraqitje të papritur para një hoteli në Ipanema. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë