LAJMI I FUNDIT:

Personat inteligjentë flenë vonë, bëjnë lëmsh çdo gjë, flasin fëlliqtë…

Personat inteligjentë flenë vonë, bëjnë lëmsh çdo gjë, flasin fëlliqtë…

Nëse e keni kaluar fëmijërinë duke u fjalosur me prindërit për kaosin dhe lëmshin në dhomën e gjumit, keni filluar “luftë” kur prindërit kanë provuar t’ju detyrojnë të flini herët dhe më vonë e keni kuptuar se shpeshherë asgjë nuk mund t’ju ndajë nga një fjalë e ndyrë, atëherë urime!

Përse urime? Sepse, sipas disa ekspertëve, kjo do të thotë se jeni një person shumë inteligjent, transmeton Telegrafi.

Personat e mençur përdorin fjalë të ndyra


Shumë njerëz mendojnë se vetëm personat e paedukuar i përdorin fjalët e ndyra, për shkak se nuk kanë fjalor të zgjeruar. Por, në fakt, ata që asnjëherë nuk përdorin fjalë të ndyra janë ata me fjalorin e kufizuar.

Disa akademikë amerikan kishin kryer një eksperiment mjaft interesant: ata kishin pyetur personat të rikujtojnë aq fjalë të ndyra sa kishin mundur. Rezultatet ishin të mahnitshme: ata që kishin mundur të rikujtojnë më së shumti kishin pasur nivele më të larta të inteligjencës sesa i tërë grupi.

Veç kësaj, edhe aftësitë oratore të këtyre njerëzve ishin shumë më të larta sesa të personave që nuk kishin ditur shumë fjalë të ndyra.

Sidoqoftë, njerëzit inteligjentë karakterizohen edhe nga aftësia e përdorimit të fjalëve të duhura varësisht nga situata, e gjithashtu ata dinë edhe kur të mos flasin asgjë.

Shumë njerëz të talentuar dhe inteligjentë kanë shprehi të qëndrojnë zgjuar deri vonë

Për një kohë të gjatë ekspertët kanë studiuar personat me talente të jashtëzakonshme dhe kanë arritur konkludimin e përgjithshëm se personat që rrinë deri vonë zgjuar kanë nivele më të larta të inteligjencës. Prandaj, nëse jeni një nga ata persona që kanë qejf të rrinë deri vonë, atëherë urime!

Lëmshi në shtëpi…

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Minnesotas kanë dhuruar një konkludim intrigues: kaosi i një personi në tavolinën e punës nuk do të thotë se janë vetëm persona që bëjnë lëmsh, por tregon se truri i tyre është i përqendruar në gjërat të cilat me të vërtetë kanë rëndësi.  /Telegrafi/