LAJMI I FUNDIT:

‘Merimanga’ e shpejtë që nuk do të donit ta shihnit në qytetin tuaj (Video)

‘Merimanga’ e shpejtë që nuk do të donit ta shihnit në qytetin tuaj (Video)

Shoferët që parkojnë në vende të palejuara, duhet të kenë frikë nga kjo makinë që mund ta merr veturën për një kohë shumë të shkurtër.

Një video që besohet të jetë realizuar në Moskë të Rusisë, e shfaq një kamion që pjesën anësore ka një palë krahë, që ngjajnë me makinën-piru që shfrytëzohet për të bartur mallra, transmeton Telegrafi.

Këto zgjatime metalike futen nën automobil dhe e ngrehin, për ta vënë më pas në rimorkion e kamionit.


Makina hidraulike, apo “merimanga”, vepron me shumë shpejtësi, pa i shkaktuar veturës asnjë dëmtim. /Telegrafi/