Enkel Demi
Rilindja Kombëtare kishte për qëllim ringjalljen e ndërgjegjes së shqiptarëve të vënë në gjumë prej pushtimit osman 500 vjeçar. Etërit e kombit iu drejtuan figurave të historisë, të cilët i kishte mbuluar pluhuri i harresës ose ishin “rrëmbyer” nga fqinjët tanë. Shumë herë simbolet tona kombëtare janë manipuluar nga historianë më të “shkathët” dhe sot ujisin krenaritë e të tjerëve.
Pirro i Epirit, fjala vjen, rrallë konsiderohet ilir, por helen. Aleksandri i Madh është mollë sherri mes grekëve dhe sllavo-maqedonëve të sotëm, kurse shtrati i tij ilirik është tretur. Skënderbeu jo rrallë bëhet sllav apo grek, ndërsa shqiptarët rrinë e i shohin në sy këto pretendime.
Së fundmi, në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës po shohim se si në kohën e komunikimit kibernetik sllavo-maqedonët po rrëmbejnë krejt në mënyrë të rëndomtë, po e bëjnë të tyren shenjtoren, por ama duhet të pranojmë që janë duke u munduar fort e plot zell për këtë qëllim.
Nënë Tereza do të shenjtërohet në Vatikan më 4 shtator të këtij viti, kurse në Shqipëri, Kosovë apo kudo që jetojnë shqiptarët, askush nuk e ka vënë ujët në zjarr. Në Shkup me këtë rast përplot në javë do të organizohen një sërë veprimtarish, por ata kanë nisur qysh më parë me aksione të mirëfillta politike, artistike, përurime shtatoresh dhe më gjerë, të cilat evokojnë figurën e Nënë Terezës si maqedone.
Së fundmi, duke kaluar kufijtë e arsyes dhe duke e shndërruar krejt në qesharake, Maqedonia ka shtypur një kartmonedhë me portretin e Nënë Terezës. Shenjtja që e pa Zotin vetëm tek sinoret e varfërisë do të jetë pare për të shkëmbyer mall?! Është çudi tipike ballkanase, por në Tiranë ende nuk ia vë njeri në pullë as kësaj. Meqë ra fjala, le të shpresojmë që Posta Shqiptare të emetojë një seri pullash për shenjtërimin e Nënë Terezës. Kaq mund ta bëjë Qeveria, meqë është e zënë me gjëra të tjera të mëdha shumë.
Askush nuk lëviz gishtin në Tiranë apo Prishtinë. Punët tona të brendshme, por edhe PR egocentrist i pushtetit e ka lënë Nënë Terezën krejt në shejtninë e saj. Nëpër Shqipëri dhe Kosovë gjallojnë veç motrat e Nënë Terezës që mbledhin si milingonat dromcat për skamnorët. Pushteti ka hall të bëj foto, historianët flenë si ariu në dimër.
Vetë Nënë Tereza thoshte: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por, zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.”
Kur Nënë Tereza u shua, politikanët shqiptarë si të qeverisë, si të opozitës, bënë namin të shkonin në Kalkuta dhe të thonin pikërisht një pjesë të kësaj shprehje, sepse në at’botë na duhej për imazh, na hynte në punë që mos të kujtoheshim veç për luftën mes vendit të vitit 1997. Tani, kujt i duhet Nënë Tereza? Le ta marrë Gruevski, atij i hyn në xhep dhe pas do motesh mos të habitemi kur Nënë Tereza të na dalë të ketë thënë: “Me gjak jam maqedone; me nënshtetësi indiane….”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë