Familjarët e të masakruarve në Luboten kujtojnë ende tmerrin (Video)
15 vjet dhimbje. 15 vjet trishtim. 15 vjet kujtime të mbushura me trishtim, ankth dhe trauma nga dita e 12 gushtit të vitit 2001, kur në fshatin Luboten të Shkupit, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së forcave maqedonase të sigurisë, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe fëmija 6 vjeçar, Erxhan Aliu. Familjarët e Erxhanit edhe sot kujtojnë momentet trishtuese të ditës së masakrës së këtij fshati. Humbja i fëmijës 6 vjeçar për familjen Aliu është një plagë që nuk do të mbyllet asnjëherë.
“Në ora pesë atë ditë në premten e kanë vrarë në rrugë, e kanë sjellë të vdekur në shtëpi. Edhe në shtëpi brenda ka rënë një granatë. Keq shumë, si njeri i vdekur kur vjen në shtëpi, keq, por nuk ke çfarë të bësh”, tha gjyshja e Erxhanit, Naxhie Aliu.
Vitet kalojnë ndërsa dhimbja rritet çdo ditë e më shumë.
“Djali ka qenë 5 vjet e gjysmë. E kemi mbajt gjithë natën në shtëpi dhe të nesërmen e kemi varros në oborr pastaj pas një jave e kemi varros tek varrezat. Te punkti e kanë marrë axhën dhe babanë e tij”, thotë lokja Naxhie për Tv Shenja.
Ndërkohë, nëna e Erxhanit 6-vjeçar, përderisa kujton me lot në sy ditën e masakrës, thotë se për të asgjë në jetë më nuk ka kuptim.
“Me 10 gusht është vrarë Erxhani. Asgjë nuk ka ndryshu prej atëherë. Asnjëherë askush nuk ka ardhur të na vizitoj. Babain, axhën dhe djalin e axhës së Erxhanit e kanë marrë policia. Axha ka qëndru në arrestim 24 orë ndërsa babain 4 muaj e 10 ditë ka qëndru në burg. Ndjehemi shumë keq kur e mendojmë Erxhanin, të vetmin djalë e kemi Erollin. Nuk di çfarë të them. Si një njeri i verbër ashtu e kemi ne jetën pa Erxhanin”, tha nëna e Erxhanit, Avushe Aliu.
Viktimat e tjerë të masakrës së Lubotenit edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.
Gjithashtu u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte dënoi me 12 vjet burg ish-pjesëtarin e lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Tarçullovski pas mbajtjes së 8 viteve burg është liruar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
MPB: Është privuar nga liria një person në Shkup, është i dënuar me 23 vjet burg në Turqi
Një grua raporton dhunë psikike e kërcënime nga ish-partneri, i dyshuari nuk i përgjigjet telefonatave të Policisë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles