LAJMI I FUNDIT:

Raport: Bizneset britanike e përdorin internetin në mobil në tërë botën!

Raport: Bizneset britanike e përdorin internetin në mobil në tërë botën!

Vendimmarrësit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Mbretërinë e Bashkuar presin që tregtia ndërkombëtare do të përbëjë 25 për qind të rritjes së biznesit të tyre gjatë pesë viteve të ardhshme, dhe thonë se teknologjia mobile është kritike për operacionet ndërkombëtare.

Këto pohime janë bërë në studimin më të ri për internetin në mobil nga operatori më i madh britanik EE për këtë segment të telekomunikimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimi i quajtur EE SME International Ambitions që ka studjuar mbi 1 mijë biznese të vogla dhe të mesme pohon se bizneset besojnë se përdorimi i internetit në mobil jashtë vendit është esencial për bizneset e tyre.


Në këtë hulumtim thuhet se SHBA-të dhe Evropa Perëndimore janë tregjet kryesore në të cilat edhe bizneset britanike i kanë caktuar objektivat e tyre të rritjes edhe për 5 vitet e ardhshme.

Mbi dy të tretat e vendimmarrësve në NVM-të britanike që veprojnë ndërkombëtarisht (69 për qind) kanë thënë se thirrjet ndërkombëtare janë të rëndësishme për biznesin e tyre, dhe tre të katërtat (75 përqind) thanë se duke përdorur telefonat e tyre të mençur jashtë vendit për thirrje, mesazhe, emaila, dhe shfletim të internetit sikurse në shtëpi është shumë e rëndësishme për ata kur udhëtojnë.

Mbi 70 për qind prej tyre thane se teknologjia mobile i ndihmon ata të ndërveprojnë më mirë me klientët jashtë shtetit, partnerët e tyre ekzistues dhe ata potencial.

Edhe operatorët kosovarë ofrojnë pako të komunikimit dhe shfletimit të internetit edhe jashtë vendit, përkatësisht në shtetet e BE-së dhe SHBA, por nuk dihet se sa i përdorin bizneset vendore këto mundësi për zhvillim të biznesit të tyre në Kosovë.

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Çfarë mund ta detyrojë Apple të heq dorë nga kornizat e titanit për iPhone 17?

Çfarë mund ta detyrojë Apple të heq dorë nga kornizat e titanit për iPhone 17?

Kalo në kategori