LAJMI I FUNDIT:

Mavraj shpreson te rinovimi te Kolni

Mavraj shpreson te rinovimi te Kolni

Mërgim Mavraj është gati për sezonin e ri futbollistik. Mbrojtësi i Kolnit në Bundesligë, në një intervistë të gjatë për prestigjiozen Bild, thekson se ndihet në formë perfekte pas mbingarkesës fizike që mori gjatë Euro 2016 me Shqipërinë.

Dy javë pushim absolut i kanë mjaftuar për të rifituar energjitë pas një turneu shumë intensiv gjatë të cilit e pranon se kishte humbur 2.5 kg, edhe për faktin që kishte agjëruar, pasi Euro 2016 koincidonte me muajin e Ramazanit.


30-vjeçari e pranon se sezoni i kaluar ka qenë i vështirë për të. Fillimisht rikuperimi i gjatë nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju, më pas humbja e babait, por gjithçka u shpërblye nga Zoti me vendin e titullarit te Kolni dhe kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Duke komentuar përvojën historike të kuqezinjve në Evropian, Mavraj theksoi se ky turne e ka bërë më të përulur. Ai ndihet i lumtur që u ka dhuruar kënaqësi të gjithë shqiptarëve pavarësisht problemeve të tyre social-ekonomike. Për Mavrajn objektivi i radhës me kuqezinjtë është kualifikimi në Botërorin 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Mbrojtësi shqiptar e pranon se pozitat e tij te Kolni janë edhe më të fortë pas pjesëmarrjes me Shqipërinë në Evropian. Sigurisht që paraqitja e mirë me kombëtaren, sipas Mavrajt nuk ia siguron vendin e titullarit.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Kolnin skadon në verë të 2017-ës, por dëshira e tij është të qëndrojë më gjatë te ky klub, të cilin e falënderon për besimin dhe mundësinë që i ka dhënë.

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori