LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti – deputetëve: Mbroni interesat e shtetit e jo të partisë

Ahmeti – deputetëve: Mbroni interesat e shtetit e jo të partisë

Zërave të shumtë të figurave publike për kundërshtimin e versionit të tanishëm të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi i është shtuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti u bën thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës që të mos e votojnë Marrëveshjen për demarkacionin.

Konfirmohet edhe një votë kundër demarkacionit nga koalicioni qeveritar
Lexo po ashtu Konfirmohet edhe një votë kundër demarkacionit nga koalicioni qeveritar

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se deputetët mund ta dëshmojnë kontributin e tyre për shtetin, duke kapërcyer interesat, e madje edhe “kërcënimet partiake”.


Postimi i Ahmetit në Facebook:

“Pak ka raste në politikë kur deputeti mundet me dëshmu kontributin për shtetin. Demarkacioni është një prej ketyre çështjeve. Kontributi për partinë nuk i afrohet as për së afërmi kontributit për shtetin e kombin. Andaj të gjithë ata që kërcënohen me largim nga partia ta dijnë se kjo është asgjë në krahasim me mbrojtjen që mund të ja bëjnë interesave të shtetit. Pozitat e partitë vijnë e shkojnë, e shteti do të mbetet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.