LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk ka dërguar ndihmë, do të dërgojë nëse këtë e kërkon Qeveria e Maqedonisë

Rusia nuk ka dërguar ndihmë, do të dërgojë nëse këtë e kërkon Qeveria e Maqedonisë

Edhe pse kjo ndihmë është e mirëseardhur dhe gjatë ditës së djeshme nga mediat në Maqedoni u konfirmua arritja e ndihmës ruse në Maqedoni, nga 24Vest njoftojnë se nga Rusia akoma nuk ka arritur asnjë ndihmë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rusia nuk ka dërguar 20 zjarrfikës në teren nga Qendra humanitare ruse-serbe në Nish, e as dy pompa të mëdha për nxjerrjen e ujit.

„Ne bashke ndjejmë me qytetarët e Maqedonisë, por për të dërguar ndihmë nevojitet që Qeveria e Maqedonisë të kërkojë nga Qeveria e Rusisë dhe për këtë të vendos ministria ruse për gjendje të jashtëzakonshme“, kanë thënë nga ambasada ruse në vend./Telegrafi/