Ndërsa kemi shoqen e ngushtë, ne mendojmë si edhe për veten kur është fjala për të dashurin e saj dhe konsiderata që ka për ty, duhet të të bëjë të kuptosh se ajo e vlerëson mendimin tënd
Megjithatë, duke u nisur edhe nga situata, ajo që duhet t’i tregosh dhe mënyra se si, paraprakisht duhet të kalojë nëpër disa faza.
Kështu, nëse beson se shoqja jote më e mirë duhet të ketë një partner që ta meritojë, atëherë ja cila është mënyra më e mirë për t’ia treguar këtë:
Bëj pyetje: bëji mikeshës sate disa pyetje me mendje të hapur, thjeshtë për të parë se ҫfarë mendon ajo. Pyete për ndjenjat, si mendon ajo se do të shkojë kjo marrëdhënie, gjërat ‘funny’ që bëjnë së bashku. Duke i bërë pyetje për marrëdhënien e saj, ti kupton disa aspekte të ndryshme që nuk i ka pasur më parë. Sigurohu të mos i bësh pyetjet në mënyrë negative, thjeshtë në një mënyrë të hapur, gjëra për kureshtje.
Ndaj mendime: njerëzit kanë dëshirë t’u referohen të tjerëve, kështu që nëse ndan historitë e të tjerëve për ndonjë të dashur dhe sjelljet e tij me partneren apo edhe histori të ngjashme me të dashurin tënd në të kaluarën, ajo mund të ndihet më rehat për të ndarë mendimet me ty dhe për të treguar disa momente joperfekte nga jeta e saj. Duke e bërë veten të gatshme, do ta ndihmosh atë të ndajë me shumë gjëra me ty.
Prano: tregoji shoqes sate që ti je aty për të, nuk ka rëndësi se si dhe pse. Thjeshtë tregoji që do të kontrollosh se si do të shkojnë gjërat mes tyre dhe je e lumtur nëse gjithҫka është në rrugën e duhur. Mos bëj shumë presion në bisedë, thjeshtë lëri asaj të kuptojë që ti je e lumtur të dëgjosh për jetën e saj.
Lëre: lëre bisedën të përfundojë. Ti nuk do asnjëherë të dukesh sikur po merresh me thashetheme. Nëse e përfundon bisedën natyrshëm, mikesha jote do të mendojë se gjithҫka po thua është e natyrshme dhe origjinale.
Prite: nëse mikesha jote do që të flasë më shumë, ajo e di që ti je aty për të. Duke e ditur që ju të dyja keni një marrëdhënie të ngushtë, ajo do të rikthehet për të folur me ty kur të jetë gati.
Fol: nëse ju të dyja jeni shpesh në fazën që flisni shumë për marrëdhënien e saj me të dashurin, por ajo nuk po sillet siҫ duhet, është momenti që t’i tregosh se mund ta bëjë këtë gjë edhe më mirë. Sigurohu që frazat e tua të jenë të tipit “Po kërkoj gjënë më të mirë për ty” një mënyrë që t’i tregosh asaj se vërtet do më të mirën.
Thjeshtë mos harro se janë disa marrëdhënie “sekrete” – ato që ti nuk e di dhe nuk e merr vesh kurrë marrëdhënien mes një ҫifti, kështu nëse shoqja jote nuk lëviz të të tregojë se si është puna, kryqëzo duart që gjërat mes tyre të shkojnë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Njollat kafe?
Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak