Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror përmes një njoftimi për media ka demantuar faktet e publikuara nga deputeti i LDK-së njëherësh edhe profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi.
Komisioni shtetëror ka theksuar me përgjegjësi të plotë se deklarimi i Bulliqit se “demarkacioni aktual ndryshon hartën e Kosovës në Flamurin shtetëror”, është deklarim i pavërtetë, jo profesional, me harta të vizatuara sipas qejfit dhe i pabazuar në asnjë hartë valide, dokument ligjor dhe me realitetin në terren.
“E vërteta është krejtësisht e kundërta e asaj që ka thënë z. Bulliqi. Sipas të gjitha dokumenteve zyrtare, akteve juridike, hartave kredibile, matjeve në terren, harta në Flamurin e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë, 100%, me shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili është propozuar për miratim në Kuvend. Në fakt, në rast se procesi do të bëhej sipas kërkesave të z. Bulliqi dhe bartësve të kauzës politike rreth kësaj çështje, harta do të duhej të ndryshohej. Sipas procesit të shënimit të kufirit të bërë me përgjegjësi të plotë kushtetuese, ligjore dhe profesionale nga Komisioni Shtetëror, Komuna e Pejës do t’i ketë si gjithnjë 603 kilometra katrorë andaj dhe paraqitja në hartën e Flamurit do të jetë plotësisht e njëjtë siç është sot”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Ky komision ka shtuar më tej se sipas pretendimeve politike dhe joprofesionale të Bulliqit, Komunës së Pejës duhet t’i shtohen edhe mbi 8000 hektarë që do ta ndryshonte ndjeshëm edhe hartën që sot ndodhet në Flamur. Kjo sipërfaqe nuk dihet se në cilën zonë kadastrale është dhe kush janë pronarët e saj.
“Po ashtu, Republika e Kosovës, sipas procesit të kryer nga Komisioni Shtetëror do t’i ketë siç i ka pasur gjithnjë 10906 kilometra katror, siç është e paraqitur saktësisht në hartën, e cila ndodhet në Flamurin Shtetëror. Ndërkaq, nëse do t’i shtoheshin 8000 hektarët e pretenduar sipas qejfeve nga z. Bulliqi, harta e Kosovës do të duhej të zgjerohet edhe për këtë territor.
Kufiri i Kosovës në harta dhe dokumentacion zyrtar dhe me koordinata të sakta zyrtare është i pandryshuar sikurse shihet në hartën e bashkangjitur të vitit 1974 (shih harta 1) dhe në vitin 2015 (shih harta 2), të cilin kufi dhe koordinata gjithnjë janë përdorur nga komuna e Pejës”, thuhet më tej në njoftim.
Komisioni ka theksuar më pas se të gjitha opinionet për vijë tjetër kufitare janë spekulime ose mungesë e njohurive për këtë çështje.
“Pra, pretendimet se me këtë proces Flamuri i paraqitur në hartën e Kosovës do të duhej të ndryshohej, është manipulim i plotë dhe i pavërtetë”, thuhet në fund./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!