LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja e bankës në Tiranë: Banka nuk kishte fare kasafortë ku ruheshin paratë!? (Foto)

Vjedhja e bankës në Tiranë: Banka nuk kishte fare kasafortë ku ruheshin paratë!? (Foto)

Banka e cila u vodh në natën mes të dielës dhe të hënës nuk ka pasur kasafortë ku ruheshin paratë. Portali Skandal.al shkruan se ka mësuar se banka ka patur një dhomë ku “siguroheshin” paratë.

Vjedhja e bankës në Tiranë: Kamera ka filmuar fytyrën e njërit prej autorëve (Video)
Lexo po ashtu Vjedhja e bankës në Tiranë: Kamera ka filmuar fytyrën e njërit prej autorëve (Video)

Siç shkruan më tej ky portal, e ndërtuar në bodrumin dhe katin e parë të një pallati të vjetër, gjithnjë të banuar në ish-Bllok, banka mbante paratë në një dhomë me katër mure të zakonshme, në të cilën, hyhej nga ambientet e brendshme të bankës përmes një dere të blinduar, e vetmja gjë e blinduar në këtë dhomë.

Siç shkruan më tej ky portal, përcjell Telegrafi, muret kanë qenë pajisur me sensorë sizmikë dhe antithyerje.


banka-bkt

Por ajo që habit, ka të bëjë me faktin se muret e dhomës ku mbaheshin paratë, ishin krejt të zakonshëm, madje me tulla me vrima!!

Po sipas këtij portali, sensorët ranë dy herë natën e vjedhjes, por drejtuesit e bankës dhe kompanisë së kontraktuar për sigurinë e saj, shkuan në bankë, panë vetëm nga jashtë, verifikuan që nuk kishte thyerja nga jashtë dhe u larguan. Pa vënë në dijeni policinë e shtetit.

Grabitësit çanë murin e bankës në Tiranë, ja si tentuan të futen te dhoma e kasafortës (Foto)
Lexo po ashtu Grabitësit çanë murin e bankës në Tiranë, ja si tentuan të futen te dhoma e kasafortës (Foto)

Skandal.al ka mësuar se, heqja e këtyre tullave ka mundur t’i fusë grabitësit në dhomën ku ndodheshin paratë, të cilat i kanë marrë lehtësisht – qindarkë më qindarkë – deri në milionin e fundit.

Kështu, grabitësit as që kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës. Thjesht ka mjaftuar kjo vrimë e hapur lehtësisht për tu futur në dhomën e parave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori