LAJMI I FUNDIT:

Britania jashtë tregut europian

Britania jashtë tregut europian

Ruajtja e anëtarësisë në tregun e përbashkët europian, edhe pas daljes nga Bashkimi Europian, vlen 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Birtanisë, nënvizon një studim i fundit.

Britania shumë shpejt do të nisë bisedimet me Bashkimin Europian për daljen nga unioni, por ruajtja e aksesit në tregun e përbashkët, e kryesisht në atë financiar, do të jetë një ndër pikat kyçe të negociatave mes palëve.

Deri më tani, zyrtarë të lartë europianë kanë deklaruar se, ky lëshim duhet të marrë diçka në këmbim, siç është lejimi i qytetarëve europianë të jetojnë dhe punojnë në Mbretëri. Por diçka e tillë duket se është e tepërt për mbështetësit e Brexit.


” Sa i përket anës ekonomike, ne ende përballemi me disa zgjedhje mjaft të vështira për të ndërmarrë në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve tona me Bashkimin Europian”, nënvizon raporti.

Ministri i ri i financave në Britani, Philip Hammond, u shpreh një muaj më parë se vota e 23 qershorit përkthehet në daljen automatike nga tregu i përbashkët europian. /Telegrafi/