Gjuha politike e deputetëve të partive në opozitë ditëve të fundit ka qenë e ashpër. Nga njëra palë janë përdorur epitete, të cilat po të përdoreshin nga njerëzit që nuk merren me politikë, në jetën e tyre të përditshme, do të kishin përbërë fyerje të rënda. Përdorimi i një fjalori të rëndë, ofendues dhe akuzues në rrafshin etik si “derr”, “gomar”, “ mbylle gojën”, “gënjeshtar”etj., është bërë një gjë e zakonshme dhe shumë normale.
Deklarimet e AAK-së, ku “Isa Mustafën dhe Murat Mehën se do ta ndjekë fati i Esat Pashës”, si dhe përdorimi i fjalëve fyese nga lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ku i quajti derra drejtuesit më të lartë të vendit, tregon se liderët e partive opozitare nuk po tregohen të përmbajtur sa i përket përdorimit të gjuhës.
Publicisti Milazim Krasniqi, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes për dhunë janë jo vetëm shqetësuese, por janë në akte politike dhe gjuhësore të dënueshme dhe si të tilla ato do të duhej të bëheshin objekt i drejtësisë.
Milazim Krasniqi gjithashtu tha se thirrja e AAK-së se disa nga eksponentët e politikës do të përfundojnë si Esat Pash Toptani nënkupton vrasje politike.
“Ne kemi përjetuar këto ditë që ka pas mesazhe fjala vjen që disa nga eksponentët e politikës do të përfundojnë sikurse Esat Pash Toptani, dhe kjo nënkupton vrasje politike. Sepse Esat Pash Toptanin e ka vra Avni Rrustemi, që sikur për koincidencë të frikshme ka qenë deputet i Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë. Pra këta deputet politikan pas gati një shekulli paraqesin rrezik për demokraci dhe për lirin e vendit”, tha për lajmi.net publicisti Milazim Krasniqi.
Ndryshe, nga profesori universitar dhe publicisti Milazim Krasniqi, mendon analisti i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu. Ai për lajmi. net tha se me këto veprime që po i bëjnë drejtuesit e shtetit, historia do t’i konsiderojë tradhtar të vendit.
“Acarim i skenës politike. Pas debatit të 3 gushtit kryeministri dhe anëtarët e komisionit u treguan arrogant. Dhe arroganca e njërit provokon arrogancën e tjetrit. Nuk e di se çfarë kanë menduar deri sa janë deklaruar. Mirëpo në histori Esat Pasha, edhe është ndjek fizikisht por edhe ka ngelur tradhtar në historinë e vendit. Por se a kanë menduar ata në eliminim fizik atëherë duhet të pyetën ata që e kanë thënë”, tha Nexhmedin Spahiu.
Publicisti Milazim Krasniqi bënë thirrje përfaqësuesve të politikës që të tërhiqen nga ky diskurs dhe nga veprimet e dhunshme.
“Sinqerisht mendoj që do të ishte mençuri e tyre të tërhiqen nga ky diskurs dhe nga këto veprime të dhunshme ndërsa në anën tjetër në çdo vend shteti do të duhej të mendonte se si duhet të sillet procesi ligjor me parti që thërrasin për dhunë dhe aplikojnë dhunën”, thotë Krasniqi. /Lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje