LAJMI I FUNDIT:

Saimir Pirgu ndihet me fat që ishte këshilluar nga Pavarotti

Saimir Pirgu ndihet me fat që ishte këshilluar nga Pavarotti

Saimir Pirgu në një intervistë për gazetën italiane “La Republica” ka folur për marrëdhënien e tij me të famshmin Luciano Pavarotti, i cili e ka këshilluar Pirgun për shtatë vite.

Pirgu në intervistë tregon takimin tij të parë më Pavarotin, ku performanca e tij, do te vuloste më pas, karrierën e tij të bujshme, sipas KultPlus.


“Kam hyrë në këtë profesion falë Pavarottit”, ka thënë Pirgu për gazetën italiane duke shpjeguar se ishte adoleshent kur ka parë në televizion koncertin tre tenorëve: Pavarotti, Domingo e Carreras.

Sipas tij, nga ai moment, është dashuruar me lirikën. “E rregjistrova atë koncert në mbrëmje për ta dëgjuar më vonë. Dhe Pavarotti u bë heroi im”, ka thënë Pirgu, i cili vitet e fundit ka pushtuar skenat më prestigjioze të operës në botë.

Pirgu ka treguar për këtë gazetë italiane si ai ishte i diplomuar për violinë në Shqipëri dhe më pas kishte shkuar në Itali për të studiuar kanto. Gjatë kësaj kohe Pirgu punonte dhe si kamerier dhe pjatalarës kur Pavarotti me pushime në Merano, kishte pyetur nëse në atë zonë kishte këngëtarë të talentuar.

“Mësuesi im në konservator, Vito Maria Brunnetti i kishte dhënë emrin rim dhe ai më thirri në Hotel Palace në Merano. Këndova një arie dhe Luciano mbeti i befasuar. ‘Kush ju ka mësuar, a e di që këndon mirë’, i pati thënë Pavarotti. Pas tre ditësh më telefonoi në Salesiana, pasi nuk kisha telefon celular, dhe më ftoi në hotelin e tij në Merano”, ka rrëfyer Pirgu. Në intervistë ai ka folur për madhështinë e Pavarottit duke vënë theksin në inteligjencën e tij, e cili nga thellësia e saj e magjepste dhe e frikësonte njëkohësisht.

“Pavarotti thoshte se unë duhej të këndoja në skenë me të njëjtën lehtësi, si haja bukë”, ka thënë mes të tjerash Pirgu, në intervistën dhënë, “La Repubblica”.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori