LAJMI I FUNDIT:

Nitaj-Mehës: Harta Topografike është zbulim i yti, duhet të shikohet teksti

Nitaj-Mehës: Harta Topografike është zbulim i yti, duhet të shikohet teksti

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së ka thënë se Komisioni Shtetëror ka bërë një marifet i cili është vetëm zbulim i Murat Mehës.

Ai ka thënë se nga Komisioni thuhet që në rast të mospajtimit mes palëve për ta votuar marrëveshjen e demarkacionit, do të vlejë Harta Topografike 1:25000.

Nitaj ka thënë se nuk është i njohur asnjë rast ku është marrë parasysh vetëm Harta Topografike, andaj ai këtë e ka quajtur zbulim të Murat Mehës.


Lexojeni reagimin e plotë të Nitajt dërguar mediave:

Anëtari i Kryesisë dhe Zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, zbulon një, siç e quan ai, marifet të tmerrshëm të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, sipas të cilit në rast të kontestit me Malin e zi, vlenë harta e jo teksti i marrëveshjes, një model ky i padëgjuar deri me tash.

“Shiheni nenin 2 në paragrafin e fundit të Marrëveshjës së Demarkacionit në tri gjuhë, sipas të cilit Kosova, këtë të enjte do të votojë, një diçka të tmerrshme, ku thuhet se në rast të mospajtimit të palëve, do të vlej HARTA TOPOGRAFIKE 1:25000 e jo TEKSTI MARREVESHJES.

(-U slučaju nejasnoća u tumačenju Tekstualnog opisa protezanja državne granice i Topografske karte sa ucrtanom graničnom linijom sa koordinatama prelomnih graničnih tačaka, biće mjerodavna ucrtana granična linija na Topografskoj karti.)

Qeveria jonë këtë e ka bërë të ditur për publikun kosovar për herë të parë me dt. 4 gusht 2016. Dmth që vlenë HARTA, jo teksti, në rast të mospajtimit në mes të këtyre dyjave.

Me Maqedoninë sipas Marrëveshjes për Demarkim të v. 2001 vlenë TEKSTI.

Ne krejt Botën, në pjesën dërmuese të rasteve, zbatohet ky kriter: me rastin e demarkacionit të kufirit shtetëror

Në rastet kur teksti nuk përputhet me hartën topografike, vlenë TEKSTI ose dyjat së bashku, pra TEKSTI DHE HARTA.

Nuk është i njohur as edhe një rast i vetëm në të cilin të ketë vlejtur EKSKLUZIVISHT VETEM HARTA TOPOGRAFIKE, në rastet e mospërputhjeve të saj me tekstin e marrëveshjes për demarkim.

Nuk ka asnjë dyshim se ky është një zbulim i Murat Mehes!

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori