LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia zë vendin e parë në gullashiadën ndërkombëtare

Maqedonia zë vendin e parë në gullashiadën ndërkombëtare

Shoqata e kuzhinierëve ”Gastro Mak” e ka fituar vendin e parë në garën ndërkombëtare gastronomike për përgatitjen e gullashit ”Gullashiada Tropenje”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo garë u organizua në komunën Svilanjac të Serbisë, ku morën pjesë 20 ekipe nga Italia, Spanja, Suedia, Kroacia, Mali Zi, Shqipëria, Hungaria dhe Serbia.

Shoqata bën të ditur se në Serbi e kanë promovuar cilësinë e gastronomisë të Maqedonisë dhe ka paralajmëruar garën e parë ndërkombëtare gastronomike, që duhet të mbahet nga 17 e deri më 19 tetor në Shkup./Telegrafi/