LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model S e mbështjellë komplet me krom (Foto)

Tesla Model S e mbështjellë komplet me krom (Foto)

Vetura elektrike nga Tesla, që e ka pjesën e jashtme të punuar nga fibrat e karbonit, ka pësuar ndryshime të mëdha pasi është mbështjellë me krom.

Kompania japoneze Office-K, e njohur për intervenime shumëngjyrëshe me krom nëpër vetura, kësaj radhe ka përdoruar formën klasike për ta vendosur sipër këtij Model S.

Siç shihet në fotografi, kjo makinë është kthyer në një ‘pasqyrë rrotulluese’, ku është e vështirë të shihen edhe ndryshimet tjera, transmeton Telegrafi.


Në fakt, kjo veturë është ulur më poshtë, ndërsa janë bërë disa fryrje në pjesën anësore dhe në mbrojtëse.

Për dallim nga makina origjinale që i ka rrotat Forgiato, në këtë model janë vënë Insetto-ECL që kanë diametër me madhësi 22-inch.

Mbështjella me krom dhe këto rrotë më të përshtatshme, i japin një përfundim të mahnitshëm kësaj makine unike. /Telegrafi/

Tesla Model S e mbështjellë komplet me krom foto 2

Tesla Model S e mbështjellë komplet me krom foto 3

Tesla Model S e mbështjellë komplet me krom foto 4