LAJMI I FUNDIT:

Çifti i martuar për 66 vjet, vdesin vetëm disa orë larg njëri tjetrit (Foto)

Çifti i martuar për 66 vjet, vdesin vetëm disa orë larg njëri tjetrit (Foto)

Familja e mërzitur e një çifti të moshuar të cilët ishin të martuar për gati 67 vjet thonë se ata janë “ende së bashku”, pasi çifti vdiq papritmas në një aksident tragjik me makinë.

e3

Helen Marion Ashley, 85, dhe burri i saj Nelson Richard Ashley, 87, kishin pësuar lëndime të rënda pasi Ashley voziti në një kryqëzim dhe u përplas me një tjetër makinë në perëndim të Christchurch, në Ishullin e Jugut të Zelandës së Re, të premten, përcjell Telegrafi.


e2

Çifti, i cili “bëri gjithçka së bashku”, u dërguan Spitalin Christchurch por plagët e tyre ishin shumë të mëdha ata vdiqën vetëm disa orë më vonë atë ditë.

Geoff Ashley, një prej pesë fëmijëve të çiftit, tha se ata ishin shumë të përfshirë me familjen, të cilët ishin të tronditur për humbjen e tyre kaq papritur.

Familja kishte postuar një njoftim për vdekje për çiftin ku thuhet se Z. dhe Znj Ashley mund të jenë “zhdukur”, por ata janë “ende së bashku”. /Telegrafi/