LAJMI I FUNDIT:

Krimet e pabesueshme të cilat kishin habitur të gjithë, madje edhe policinë!

Krimet e pabesueshme të cilat kishin habitur të gjithë, madje edhe policinë!
On duty

Këto krime ishin aq të çuditshme dhe të pazakonta sa që me to ishin habitur edhe policia. Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, ishin ballafaquar me situatat shumë të papritshme.

Surpriza e papritur në Piramidën e Madhe të Gizës
Lexo po ashtu Surpriza e papritur në Piramidën e Madhe të Gizës

Në shtëpi gjetën një tru njeriu

Policia në korrik të vitit 2016 bastisi një shtëpi në shtetin amerikan të Pensilavnisë, ku jetonte Joshua Lee (26). Ata ishin në kërkim të të dhënave në lidhje me një seri grabitjesh në atë zonë. Ata gjetën më shumë se prova të mjaftueshme për ta arrestuar atë, por gjetën edhe diçka që as mund ta pritnin.


Në një qese nën verandë ata gjetën një enë me lëng, në të cilin gjendej një tru i njeriut. Polica ishin të bindur se ishte i vjedhur , ndoshta nga një laborator në universitet.

Ai vodhi një kukull nga reklama e shitores

Nga një shitore të të brendshmeve në Tennessi, në korrik të vitit 2016, ishte bërë një thirrje për policinë, përcjell Telegrafi.

Ata raportuan në polici se, menjëherë pas mesnatës, një i dehur e kishte thyer reklamën e shitores dhe se kishte vjedhur një kukull të vendosur aty.

Policia u përpoqën për ta ndaluar atë, por hajduti e kishte ngarkuar kukullën në kamionin e tij dhe kishte ikur.

Policia e identifikoi atë shumë shpejt, falë regjistrimit të kamerave.

Pas kësaj hajnin Christopher Wade ata e gjetën në gjumë në shtratin e tij. E kukulla ishte me të në shtrat. Christopher u arrestua.

Sheiku luan mendsh kamarierët në Mal të Zi, u lë bakshish të “çmendur”
Lexo po ashtu Sheiku luan mendsh kamarierët në Mal të Zi, u lë bakshish të “çmendur”

Vodhi bankën derisa po kujdesej për fëmijët

Policia në Kolorado në maj të vitit 2016, iu përgjigjën thirrjes së një banke lokale e cila kishte raportuar për një grabitje.

Bëhet fjalë për një grua e cila ishte futur në bankë dhe u kishte thënë punëtorëve të saj se një burrë që po mbante peng disa fëmijë po kërkonte para, përcjell Telegrafi.

Punëtorët e bankës ia dhanë asaj paratë dhe ajo u largua. Policia shumë shpejt e gjeti automjetin në të cilin gjendej “kërcënuesi”.

Rachel Einspahr pranoni vjedhjen dhe tha se në automjet nuk gjendej ndonjë burrë, por se ata ishin vetëm fëmijë për të cilët ajo kujdesej.

Për shkak të krimeve të mëparshme, Rachel duhej të paguante dëmshpërblim prej 15 mijë dollarësh.

Ajo nuk kishte kaq para dhe për të “fituar” ato kishte vendosur të bënte një vjedhje të tillë.

Dhjetë fakte që ndoshta nuk i dinit për Adolf Hitlerin
Lexo po ashtu Dhjetë fakte që ndoshta nuk i dinit për Adolf Hitlerin

E tradhtoi papagalli

Në shtëpinë e Martin dhe Glenn Durham, një çift me moshë mesatare nga Michigan, policia ndërhyri në verën e vitit 2015.

Dukej se ata dikush i kishte qëlluar për vdekje dhe kishte ikur. Martin kishte vdekur, e Glenn ka mbijetuar dhe shëruar, përcjell Telegrafi.

Ajo kishte thënë se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur. Por papagalli i Martinit e kishte tradhtuar.

Ai filloi të imitojë një zënkë në mes të burrit dhe gruas dhe çdo herë në fund të zënkës ajo imitonte të shtënat.

Pas kësaj policia në hetimet e saj gjeti se ajo më parë kishte qëlluar me armë burrin dhe më pas veten. Pas kësaj, ajo u akuzua për vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/