Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë bërë të ditur se edhe 78 ndërmarrje shoqërore (NSH) edhe më tutje vazhdojnë të jenë në duar të uzurpatorëve. Nga ky numër vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë të evidentuar 25 uzurpatorë
Edhe 78 ndërmarrje shoqërore (NSH) në gjithë territorin e Kosovës, edhe më tutje vazhdojnë të jenë në duar të uzurpatorëve. Nga ky numër vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë të evidentuar 25 uzurpatorë.
Gazeta “Zëri” në bazë të një hulumtimi që ka publikuar muaj më parë ka gjetur se zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me politikën nga mbarimi i luftës, por edhe aktualisht, mbajnë të uzurpuar pronën shoqërore, duke përfituar shuma të mëdha parash në emër të qirasë.
Zyrtarë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë bërë të ditur se në fund të vitit 2015, numri i uzurpatorëve të ndërmarrjeve shoqërore ka qenë 600.
“Në fund të vitit 2014 kanë qenë rreth 600 raste të shfrytëzimit të pronave të ndërmarrjeve shoqërore pa autorizim apo pa leje nga AKP-ja. Pas marrjes së vendimit për lirimin e pronave dhe për mosshitjen e tyre pa u liruar nga uzurpatori, në gjithsej 76 raste uzurpatorët i kanë liruar vetë asetet. Ndërsa me ndihmën e Policisë, Agjencia ka liruar 154 prona që kanë qenë të uzurpuara, kurse në përputhje me udhëzuesin për lirimin e aseteve të NSH-ve nga uzurpatorët apo shfrytëzuesit e paligjshëm janë 203 kontrata të nënshkruara me shfrytëzuesit e mëparshëm, të cilët i janë përgjigjur kërkesave kontraktuale të AKP-së”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të AKP-së. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City