LAJMI I FUNDIT:

Këta janë tre ”ndihmësit” e vërshimeve në Shkup

Këta janë tre ”ndihmësit” e vërshimeve në Shkup

Kanale periferike të lëna pas dore, rrjet i kanalizimit atmosferik i lënë pas dore dhe projekte ndërtimore me gabime në shtratin e lumit Vardar janë arsyet kryesore për përmbytjet e mbrëmshme në Shkup, ku humbën jetën dhjetëra persona. Kështu ka deklaruar për portalin Nova Mirosllav Gërçev, profesor nga Fakulteti Arkitektonik.

Numri më i madh i të lënduarve, të humburve dhe viktimave si pasojë e përmbytjeve janë nga vendet periferike të Shkupit.

“Te ne i gjithë kanalizimi përreth qytetit është ndërtuar në kohën e socializmit, bëhet fjalë për afro 1.000 kilometra kanal. Ky rrjet është lënë pas dore ose shumë pak është nën përkujdesje”, ka deklaruar Gërçev, transmeton Portalb.


Përveç rrjetit të kanaleve, këtu është edhe sistemi i kanalizimit të Shkupit, e cila, sipas profesorit, është e lënë pas dore qysh nga pavarësia e vendit.

“A e shikoni se çfarë ndodh pas çdo reshjeve të shiut, çdoherë ka vërshime. Kjo që po ndodh më kanalizimin atmosferik nuk është e mjaftueshme të qartësohet vetëm me fjalët “e lënë padore”, bëhet fjalë për anashkalim thelbësor civilizues- prodhim i një budallallëku shoqëror dhe politik”, ka theksuar Gërçev.

Arsye tjetër, përskaj kanalizimit atmosferik për shkak së cilës nënkalimet dhe rrugët në qendrën e Shkupit vërshohen edhe pas një shiu të vogël, është edhe prishja e rrjedhjes së lumit Vardar.

“Përveç kujdesit për kanalet, është kujdesi edhe për shtratin. Në shtratin e lumit Vardar, për momentin ka anije, urat nga Projekti “Shkupi 2014” janë ndërtuar me konstruksione brenda në profilin e shtratit, ku është llogaritur të mbajë vetëm ujë”, tha profesori.

Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

Politikë
Kalo në kategori