Edhe pse ka përfunduar fushata e korre-shirjeve për këtë sezon, fermerët ende nuk kanë arrit që t’i marrin subvencionet nga Ministria e Bujqësisë. Kjo vonesë për drejtues të kësaj ministrie ka ndodhur për arsye të numrit të madhe të aplikuesve dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore për kontrollet në terren.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në një intervistë për KosovaPress premton se deri në fund muajit gusht do të përfundojnë pagesat direkte për fermerët e grurit.
Krasniqi duke folur për plotësimin e kërkesave me grurë dhe miell nga prodhimi vendor, tha se nga prodhimtaria e sivjetshme vendore, Kosova ka siguruar rreth 90 përqind të plotësimit të kërkesave për bukë.
Ai tha se janë në përfundim të mbledhjes së inflamacioneve nga drejtoritë përkatëse për bujqësi nëpër komuna. Sipas tij, sivjet ka rendimente më të mira që sillet rreth 4 mijë e 500 kilogram për një hektarë prodhimtari. Krasniqi e konsideron këtë vit si një nga vitet më të mira të prodhimtarisë.
“Nga monitorimi që e ka bërë Komisioni përkatës deri më tash, ku kemi 90 për qind të dhëna për tërë territorin e Kosovës del se këtë vit kemi pasur një situatë shumë më të mirë se vitin e kaluar, ku rendimenti mesatar ka qenë 4 mijë e 500 kilogramë për hektar. Kjo shifër do të saktësohet edhe më shumë në ditët në vijim. Kur kemi parasysh se kemi pasur diku rreth 85 mijë hektarë me grurë, dhe duke u nisur nga një standard i organizatës botërore për ushqim dhe bujqësi FAO që për konsumin normal, një banori i nevojiten 205 kg grurë në vit, andaj, del se ne këtë vit arrijmë që gati të mbulojmë 100 përqind ose për rreth 93-95 përqind të konsumit total me prodhimtarinë vendore”, tha Krasniqi.
Kosova sipas tij ka në total tokë bujqësore mbi 500 mijë hektarë, dhe është vështirë që të konkurroi në prodhimtarinë e kulturave dhe drithërave me shtetet e rajonit, të cilat kanë me miliona hektarë në dispozicion vetëm për kulturën e grurit. Krasniqi tha se për Kosovën është me rëndësi të fokusohet tek ato prodhime bujqësore, ku ka një përparësi krahasuese dhe në ato që kanë vlerë të shtuar dhe përfitime më të mëdha për fermerët.
“Fatkeqësisht, Kosova për sa i përket bujqësisë sfidën më të madhe apo problemin më të madh strukturor e ka fragmentimin e madh të tokës bujqësore. Mesatarja e një ferme apo e një ekonomie e pronës bujqësore është rreth 2 hektarë, e shpërndarë në 6 ngastra (parcela), që do të thotë është vështirë të arrihet një ekonomi e shkallës dhe është pa profitabile që në ekonomitë bujqësore apo fermerët të cilët kanë kaq pak tokë dhe të shpërndara në ngastra të ndryshme që të merren me kultivimin e prodhimtarisë së drithërave, sepse përfitimet për ta janë më të vogla. Ndërsa, nëse krahasojmë një sipërfaqe të tillë e cila mund të mbillet me pemë e perime të caktuara ku për shumë raste ne kemi storie të suksesit, mbi të gjitha në dikojnë në ekonominë tonë pozitivisht. Sepse ndikojnë drejtpërdrejt tek arritja e objektivit tonë më të rëndësishëm për zëvendësimin e importit që vazhdojmë ta kemi jashtëzakonisht të madh edhe në sektorin agro-ushqimor”, thotë ai.
Ministri Krasniqi thotë se rritja e eksporteve ka ndodhur te kultura e mjedrës, boronicës dhe në disa kultura të tjera, edhe pse ai thotë se fermerët tanë duhet të vazhdojnë që të kultivojmë drithëra dhe grurin para së gjithash, sepse është normale të konsiderohet kulturë strategjike.
Sipas tij, kjo ka një logjikë ekonomike vetëm tek ato sipërfaqe të cilat janë më të mëdha. Andaj, sipërfaqet e vogla janë problematike për vet fermerët.
Për sa i përket rënies së çmimit të grurit dhe mjedrës në vendin tonë, ministri Krasniqi thotë se mbetet i shqetësuar për këtë faktin se ka një rënie drastike ulë profitabilitetin e fermerëve. Mirëpo, ministri mbetet me shpresë se shumë shpejt do të rregullohet ky çmim.
Ai tha se rënia e çmimit apo ngritja e tij, në kushtet e një ekonomie të tregut të lirë në kuptim më bazik definohet nga raporti ndërmjet ofertës dhe kërkesës.
“Në rastin konkret është koha e fillimit të shitjes së mjedrës dhe ne e kemi marrë me shqetësim faktin që ka një rënie të dukshme të çmimit të blerjes dhe grumbullimit të mjedrës nga ana e fermerëve që vjen normalisht nga grumbulluesit dhe tregtarët, por mendoj dhe shpresoj se ky do të stabilizohet si çmim në një të ardhme shumë të afërt. Rol të drejtpërdrejtë në këtë mund të luajnë shoqatat e fermerëve të cilat tashmë kanë filluar të organizohen… Për sa i përket çmimit të grurit ka një stabilitet sikur edhe vitet e kaluara, por edhe këtu siç e dini kemi prodhimtari shumë më të madhe se vitin e kaluar në kuptimin e sasisë, por që unë e konsideroj si shumë pozitive, sepse mendojë që do të ndikoj drejtpërdrejt në zvogëlimin e importit të grurit, i cili edhe vitet e kaluara ka pasur një sasi të konsiderueshme”, thotë ai.
Krasniqi tha se prodhimi i grurit nuk është ndonjë investim shumë i madh, krahasuar me kulturat e tjera. Vet fakti se nuk është ndonjë investim shumë i madh, Krasniqi thotë se edhe përfitimet nuk janë shumë të mëdha. Ministri tha se MBZHR ka bërë analiza të kostos dhe përfitimeve të një sërë kulturave bujqësore dhe realisht, duke i marrë parasysh subvencionimin që banë kjo ministri përmes programeve për të pagesave direkete, është arrit tek një përfundim që përfitimi brenda një viti të një rendimenti normal mesatar nga gruri mund të jetë rreth 500 euro për një hektarë, që është mjaft pak. Kurse, sipas tij, përfitimet nga një hektarë tek mjedrat nga viti i tretë e tutje mund të sillen deri në 13-15 mijë euro, ngase është edhe investime shumë më i madh.
Sipas Krasniqit, organizimi duhet të jetë më i mirë i fermerëve në shoqata përfaqësuese me numër të madh të fermerëve për të pasur ndikimi pozitiv për sa i përket plasimit më favorizues të prodhimit të tyre.
“Normalisht mbetet që të përforcohen ato lidhjet ndërmjet prodhimit primar dhe tregut ndërkombëtar, të cilat rëndom kalojnë përmes kompanive të tregtimit të prodhimit të produkteve bujqësore dhe të cilat tashmë në Kosovë kanë filluar që të konsolidohen, por pa dyshim që kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë nga gjithë ne që kemi përgjegjësi në këtë fushë dhe për të pasur një rritje konsisitente dhe një rritje të shëndetshme e cila nuk e dëmton as profitabilitetin e kësaj kulture”, tha Krasniqi.
Përsa i përket vonimit të subvencioneve për fermerët e grurit, ministri i Bujqësisë thotë se është një prej brengave më të mëdha që e ka pasur gjatë gjithë muajit korrik, por shtoi se përkundër punës së madhe që po e bëjnë trupat inspektuese të AZHB-së, dhe vullneti i tyre për të arritur sa më shpejt përfundimin e këtyre kontrolleve janë vonuar një muaj në këtë proces.
Sipas Krasniqi, tashmë janë përgatitur listat e para të pjesës më të madhe të fermerëve, veçanërisht të atyre që kanë pasur sipërfaqe prej 4 hektarë e lartë dhe janë proceduar në instancat e Ministrisë së Bujqësisë nga ana e AZHB-së dhe në momentin e kalimit të proceduarave për certifikimin e këtyre listave për pagesa ato do të dorëzohen në Thesar të Ministrisë së Financave, prej ku bëhet ekzekutimi i pagesave dhe pastaj marrja e këtyre subvencioneve nga ana e fermerëve.
“Deri në fund të muajit gusht unë besoj që do të përfundojnë pagesat e grurit, por kjo e ka një përparësi tjetër se fakti që sivjet e kemi ndryshuar aplikimin, ku kemi lehtësuar fermerëve që të aplikojnë për të gjitha kulturat që subvencionohen në një aplikacion. Nuk do të kemi sikur vitet e kaluara grurin ta përfundojmë dhe pastaj të vazhdohet kulturat tjera, por ky proces është duke përfunduar edhe një pjesë tjetër e këtyre kulturave apo aktiviteteve të cilat ne i subvencionojmë, kështu që nuk do të ketë vonesa të mëdha edhe për të tjerat”, theksoi Krasniqi.
Ministri ka folur edhe për sektorët më profitabil në fushën e bujqësisë, i cili ka potencial zhvillimin e bujqësisë që është i jashtëzakonshëm dhe kjo nuk kontestohet, mbase ka ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke hapur edhe vende të reja të punës.
Ai tha se sektorët më potencial dhe ata që kanë fokusin e ministrisë që ai e drejton pa dyshim mbetet sektori i fruta perimeve, por edhe sektori i qumështit dhe i mishit, duke mos e anashkaluar edhe sektorin e bimëve aromatike dhe mjekuese.
‘Sektorët më profitabil, sektorët më potencial dhe ata që kanë fokusin tonë, pa dyshim mbetet sektori i fruta perimeve, por edhe sektori i qumështit dhe i mishit, duke mos e anashkaluar edhe sektorin e bimëve aromatike dhe mjekuese. Këto janë sektorët të cilët kanë potencialin më të madh zhvillimor për Kosovën. Janë sektorët më strategjik në kuptimin e asaj që kanë potencialin më të madh të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës dhe të rritjes në profitabilitetin për bujqit, për fermerët”, tha ai.
Këta sektor po ashtu kanë potencial të madh edhe për zëvendësimin e importeve të mëdha, të cilat Kosova vazhdon t’i bëjë nga viti në vit, por edhe për rritjen e eksportit.
Produktet agro-ushqimore në vendin tonë në mas të madhe janë duke u importuar nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Ky trend vazhdon të jetë që nga pas lufta, por në vitet e fundit kjo dukuri në përqindje të vogël është ulur në disa produkte bujqësore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje