Nga shtatori, “Revolucioni Laraman” paralajmëron protesta të reja (Video)
Nga shtatori, “Revolucioni i larmë” paralajmëron protesta të reja pas pushimeve verore. Ata mbeten në qëndrimin se opozita ka gabuar që ka negociuar me siç thonë, partitë kriminale në pushtet. Filip Marjanoviq, mbështetës i “Revolucionit të larmë” thotë se nuk janë të kënaqur nga marrëveshja e Përzhinës, ndërsa pret që në shtator protestat të riaktivizohen.
“Nëse deri në shtator nuk respektohen këto çështje për të cilat është arritur marrëveshje, atëherë ne do t’i intensifikojmë protestat. Përndryshe ne fare nuk jemi të kënaqur nga marrëveshja dhe mendoj se me atë strukturë nuk është dashur të bisedohet fare. Kjo strukturë ka bagazh të rëndë kriminal”, u shpreh Filip Marjanoviq, nga “Revolucioni i Larmë”.
Pavle Bogoevski, aktivist i “Revolucionit të Larmë” thotë se partive u interesojnë vetëm interesat partiake, e jo edhe interesat e qytetarëve.
“Partitë u ulën në tryezë që të merren vesh se si do të veprojnë deri në zgjedhjet e ardhshme, e jo se si do t’i rregullojnë çështjet në vend. Në këto bisedime nuk duhet të marrin pjesë njerëz që kanë kontribuar vendi të jetë në këtë derexhe, dhe kur them “njerëz” mendoj në përfaqësuesit e partive qeverisëse por edhe të PDSH-së”, tha Pavle Bogoevski, nga “Revolucioni i Larmë”, njofton Tv21.
Nga “Revolucioni i larmë” thonë se nuk e pranojnë as marrëveshjen e ashtuquajtur “Përzhina 2”, për arsye se qytetarët nuk u përfshinë në procesin e ndjekjes së bisedimeve, edhe pse kjo ishte një nga kërkesat kyçe. Njëra nga protestat më masovike të “Revolucionit të larmë” ishte ajo e 20 qershorit, kur një pjesë e protestuesve u përpoqën ta rrënojnë përmendoren e Prometheut, por pa sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze