Në kuadër të investimeve, KEDS është duke bërë revizionimin e të gjitha linjave 10 kW, përkatësisht të Tensionit të Mesëm të Rrjetit Distributiv. Po analizohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme.
Ky investim, sipas zyrtarëve të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, po bëhet për të rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë stinës së dimrit edhe atëherë kur ka erëra të forta.
Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, për KosovaPress tha se kjo po bëhet që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe faktorët ekstern, përfshirë kushtet atmosferike, të kenë sa më pak ndikim në furnizimin me energji elektrike.
Përforcimi i rrjetit do të bëhet gjatë tërë muajit gusht, ndërkohë që mund të ketë edhe ndërprerje deri në disa orë për largpërçuesin specifik ku intervenohet.
“Në kuadër të investimeve që po bënë KEDS-i në rrjetin distributiv, aktualisht është duke u bërë revizionimin e të gjitha linjave 10 kW përkatësisht të linjave të tensionit të mesëm të largpërçuesve anekënd territorit të vendit. Kjo po bëhet për të rritur sigurinë e furnizimit. Çka nënkupton siguria e furnizimit? Në rast se kushtet e rënduara atmosferike të faktorëve ekstern kanë ndikim të jashtëzakonshëm duke pasur prishje të vazhdueshme. Ndërsa, revizionimi bëhet në baza vjetore, kontrollohet se a është gjithçka në rregull me linja apo jo. Në qoftë se nuk është në rregull, intervenohet menjëherë, por kjo ndodhë gjatë stinës së dimrit kur ka erëra të forta apo stuhi… Pra, kësaj here hyjmë shumë më të përgatitur dhe kemi shumë më pak ndalesa të energjisë si pasojë e faktorëve nga kushtet atmosferike”, tha Buzhala.
KEDS për këtë kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Ngase kjo duhet të merret si investim që e përmirëson shërbimin dhe bëhet për të mirën e të gjithëve, e assesi si reduktim. Ndalja e energjisë aty ku intervenohet është e domosdoshme për shkaqe të sigurisë.
“Investimi në riparime ka nisë tash dhe do të vazhdojë gjatë gjithë muajt gusht. Kemi bërë përgatitjet maksimale duke marrë ekipe shtesë nga Turqia. Pra, po flasim për një intensitet maksimal që konsumatorët të përfitojnë sa më shumë. Gjatë kësaj periudhe vlen të theksohet që do të ketë ndalesa të energjisë elektrike në linjat ku intervenohet dhe ato ndalesa zgjatin zakonisht 4 orë, për çka kërkojmë edhe mirëkuptimin e konsumatorëve, mirëpo kjo realisht po bëhet pikërisht që të përfitojnë konsumatorët për shërbime më cilësore dhe shërbime më të sigurta. Pra, të kemi furnizim më stabil me energji elektrike”, tha ai.
Buzhala tha se investimet janë duke u bërë për momentin në Prishtinë, Podujevë dhe në Gjakovë, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe në komuna të tera, por do të njoftohet opinioni, përkatësisht konsumatorët e KEDS, për të gjitha intervenimet një ditë më herët.
KEDS është duke njoftuar në detaje për çdo intervenim në baza ditore dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në detajet e fundit.
Ky proces, paralelisht me zvogëlimin e ndalesave të paplanifikuara, ka ulur edhe humbjet, çka ka bërë që përfitimet për konsumatorë të jenë të shumanshme.
KEDS paralel me revizionimin, po vazhdon edhe me qindra projekte anekënd vendit për zgjerim dhe përforcim të rrjetit. E gjithë kjo po bëhet në kuadër të masterplanit të investimeve për periudhën dhjetë vjeçare që parasheh kalimin e rrjetit në standardet më të larta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Dashuria fillon në Central Park!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin