Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është koordinuar për gjithçka me Adem Grabovcin. Ata, bëjnë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë. Ata ishin kundër kësaj iniciative. Bashkëbiseduesit sulmojnë vazhdimisht Jakup Krasniqin duke e quajtur sheqer. AKR-së në koalicion, i referohen si “Pacollat”. Insajderi sjell gjashtë biseda të tyre telefonike të përgjuara me vendim të Gjykatës.
Hashim Thaçi e Adem Grabovci ishin koordinuar mirë për ta bllokuar një propozim të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mallrave nga Serbia dhe vënien e masës së reciprocitetit.
Në një bisedë telefonike të zhvilluar në nëntor të vitit 2011, Grabovci i raporton shefit, për këto zhvillime, duke i treguar se çfarë u kishte thënë gazetarëve.
“A e nxjerre situatën sot për të mirë”, e pyet Thaçi me telefon, pa e ditur se ai po përgjohej nga Policia për shkak të dyshimeve se “Shefi i shefave” siç e quan Grabovcin po hetohej për krim të organizuar.
Thaçi ndodhej në Amerikë dhe pritej të takohej me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Po mirë, mirë u nxjerr, mirë u nxjerr”, raporton Grabovci.
“Edhe gazetart qitash m’pyetën, thash kjo nuk ka ra ndesh me qëndrimet e Qeverisë sepse Qeveria osht duke e zbatu këtë masën e reciprocitetit. Ne nuk jemi për…”, vazhdon Grabovci.
Ata vazhdojnë bisedën për Ligjin për vlerat e luftës dhe për ish-Ministrinë e Mbrojtjes. Thaçi thotë se nuk janë më të mirë as anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm sesa ata të Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej nga LDK-ja gjatë luftës.
“Jo, jo tybe ma t’mirë jo, ja këtu pajtona plotësisht”, thotë Grabovci.
“Po le burrë… mos ja qi nanën…”, i përgjigjet Thaçi.
Grabovci i shpreh keqardhje shefit për shqetësimet e mundshme që mund t’i ketë pasur për shkak të zhvillimeve në Kuvend.
“Menoj që e kem nxjerr situatën mirë, jo unë u shqetësova se më erdh keq se ishe në bisedime ti e…”, thotë Grabovci, derisa Thaçi e pyet se a ta ka “lu kush”.
“Mu lema kha Hillaryn edhe kit Azaunin”, thotë Thaçi, pa sqaruar më shumë.
“Hajra le ta bon ni deklaratë Hajra në emër të Qeverisë për qito… qito rekomandimet.. që jonë në përputhje me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës…”, thotë Grabovci.
“Qita thuj, edhe meniher toni del edhe kta të Parlamentit, të Komisionit Evropian dalin e lshojnë ni deklaratë t’njëjtë…”, vazhdon ai.
Koordinimi i tij me zyrtar të BE-së në Prishtinë konfirmohet nga përgjimet që dy zyrtare të Komisionit Evropian kishin rënë në përgjim.
Thaçi jep një informatë tjetër Grabovcit që ka të bëjë me Serbinë.
“Edhe informatën tjetër ekskluzive… Serbia definitivisht e ka hup…”, thotë ai.
“Po, e kjo është shumë mirë… e për ne qysh po”, pyet Grabovci.
“Për ne.. qysh po ta do qefi”, thotë Thaçi.
Një bisedë tjetër zhvillohet rreth Ligjit për Prizrenin. Grabovci i raporton se i ka mbledhur deputetët e koalicionit PDK-AKR dhe SLS për ta votuar këtë ligj.
“Pata takim edhe me k’ta të… partive, të grupeve po mendoj n’koalicion që jem, e bomi aty 60 e sa vota i kem, prej 64-65, po duhet për Ligjin e Prizrenit, duhet ma tepër…për buxhet besoj se pa kurfarë problemi…”, thotë Grabovci.
“Për Ligj të Prizrenit e kryj unë, mos ta nin, t’i veç bomi mu 60 vetë mrena”, kërkon Thaçi. Grabovci i thotë shefit se menjëherë pas Buxhetit, do të votohet Ligji për Prizrenin.
Si shpërblim merr një konfirmim nga Thaçi se e do shumë.
“Meniher mas buxhetit me lanë ligjin e Prizrenit…, thotë Grabovci.
“Të dua shumë”, i thotë Thaçi.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së vazhdon ta quaj “sheqer”, ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.
“Okej. Hej, po bisedo edhe niher me at Sheqerin”, vazhdon Grabovci.
Po atë ditë bisedojnë sërish, Thaçi e Grabovci. Ata flasin për një debat që do të mbahej në Rubikon të KTV-së me Ismet Beqirin, Visar Imerin dhe Ibrahim Gashin.
Thaçi e porosit të koordinohen me Gashin për t’ia “ftofë” opozitës.
“ Ani kordinonu pak e ftofnjau”.
“ Besoj, besoj që vazhdimisht jau kem ftofë”, i përgjigjet Grabovci.
Thaçi e pyet Grabovcin se a i ka dhënë diçka dikujt që i referohet “dost”. E merr konfirmimin pozitiv për këtë dhe vazhdon t’i tregojë se kanë biseduar diçka për do punë.
Grabovci e porosit Thaçin që të koordinohet me Besim Beqën dhe Fitim Krasniqin për një punë.
“Thuj ti edhe Fitimit a di, le t’angazhohet mos tum… edhe edhe atje janë tu na’i sakatu tonët”.
“O s’munesh m’i çu tana. Unë flas me to po shtirë i ki… fol ti me Besimin… hajde…”, thotë Thaçi.
Një bisedë tjetër që zgjat 4 minuta e 27 sekonda, Thaçi i tregon “shefit të shefave” se e kanë pritur mirë disa djem që i quan dukat.
“Paj, ngo kta janë dukat bre djem… na kanë majt si fminë e vetë mos ja qi nanën”, thotë Thaçi.
“Neve na vret zoti me menu naj sen për ta dije”.
“Shumë ki të drejt. Jo tash unë e kom pas me rezervë edhe atëherë kur shkumë, me Lulin (Kadri Veselin) kur shkumë atje, ama për ty thojsha mos po… po toni ti ki ba e ke ba shumë mirë që ki shku. Të lutem, t’lutem thojke, t’lutem hajdeni. Mos na harroni”, tregon Grabovci.
“Ani shkojmë e pimë ni gjygym çaj”, thotë Thaçi.
Biseda vazhdon për AKR-në. Drejtuesve të këtij subjekti, Grabovci u referohet si “Pacollat”.
“Vallai i herë për i herë po, çveq me qita Pacollat duhet… nejse unë bisedoj me ta, atëherë nëse ka nevojë, duhet… po qind për qind ka me pas nevojë…”, vazhdon ai, teksa shton se me SLS-në i ka punët shumë në rregull.
Thaçi tregon se të nesërmen do ta ketë një darkë të rëndësishme në Çagllavicë, bashkë me Hajredin Kuçin e Bajram Rexhepin.
Grabovci, ndërkohë tregon se nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë për transporti hekurudhor. Ata koordinohen për skijim për të vazhduar bisedën për veriun e Kosovës./Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova