Sipas Raportit të gjashtëmujorit të parë i vitit 2016, të hyrat kanë shënuar rritje prej 17.1 për qind.
Kështu thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Financave, derisa në të thuhet se po ashtu ky gjashtëmujor është karakterizuar me një ritëm të përshpejtuar të rritjes së aktivitetit ekonomik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, ku rol të veçantë kanë luajtur masat e ndërmarra në kuadër të reformave të të bërit biznes, rritja e besueshmërisë së investitorëve, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm dhe gradual i ambientit të jashtëm ekonomik në përgjithësi.
Sipas MF-së, përveç ndikimit të këtyre politikave, në trendin pozitiv të të hyrave kanë ndikuar edhe masat e ndërmarra nga agjencitë mbledhëse të të hyrave për ngushtimin e hendekut tatimor, rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të hyrave si dhe në luftimin e ekonomisë joformale.
Të hyrat kanë shënuar rritje prej 17.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo rritje ka qenë kryesisht e shtyrë nga të hyrat e rregullta tatimore, ndërkaq të hyrat jo-tatimore kanë pasur nën-realizim e në veçanti të hyrave nga devidenda, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pagesat kanë shënuar rritje prej 10 për qind, ku kontributin më të madh në këtë rritje gjatë kësaj periudhe e ka dhënë rritja e shpenzimeve kapitale. Në këtë rritje ka ndikuar gjithashtu edhe rritja e shpenzimeve në subvencione dhe transfere dhe shpenzimeve për paga dhe mëditje.
Performanca e të hyrave tatimore gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore ka qenë e kënaqshme dhe kjo performancë pozitive nuk duhet parë si mundësi për iniciativa të reja në shpenzime pasi ka mjaft obligime nga politikat ekzistuese dhe investimet kapitale të cilat do të vazhdojnë edhe në dy vitet e ardhshme, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?