Ato që e zbuluan ishin mediat lokale amerikane, që flasin vërtet për një ngjarje të pabesueshme. Para së gjithash për italianët, ku lindshmëria e ulët, po shënon shifra në rritje. Por këtu bëhet fjalë për një klan të përbërë nga 150 persona.
Por ndoshta as vetë Marie, kur në vitin 1949, u martua me Geraldin e tij, e imagjinonte kaq shumë. Gazetarëve u ka thënë se dëshironte të kishte një familje të madhe dhe ëndërronte të kishte dhjetëra fëmijë. Por e tejkaloi shifrën: 15 fëmijë, dhjetë femra dhe pesë meshkuj saktësisht.
“Nuk kam menduar gjë tjetër veç familjes gjatë gjithë jetës sime”, – ka deklaruar. Dhe si të mos i japësh të drejtë. Por fëmijët ndërkohë i janë rritur dhe nga ana e tyre ata i kanë dhuruar 68 nipër. Por edhe ata janë arritur dhe kanë nisur të formojnë familjet e tyre, duke arritur te stërnipat dhe stërmbesat.
E fundit, Blakely Grace është e 86-ta në listë, por duke arritur në shifrën e moshës së stërgjyshes së saj.
Dhe do të jetë e fundit sipas radhës vetëm për pak kohë, duke parë që pritet të linden në javët e ardhshme edhe dy fëmijë të tjerë, me shifrën që mund të shkojë 88, transmeton gsh.
“Për fat të keq”, nëse do të quhet kështu, Marie nuk është mbajtësja e këtij rekordi, duke parë që një çift gjyshërish nga Ilnoisi, numëron gjithsej 100 stërnipër e stërmbesa. Por “gara” është akoma e hapur dhe të shohim kush do të fitojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251