LAJMI I FUNDIT:

Italia e mbështet Kosovën dhe integrimin euroatlantik të saj

Italia e mbështet Kosovën dhe integrimin euroatlantik të saj

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilit i uroi mirëseardhje duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë në dobi të thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministrja Tahiri falënderoi shtetin e Italisë për përkrahjen e shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme, duke theksuar se përkrahja e Italisë për Kosovën në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe tani drejt zhvillimit shtetëror euroatlantik, është një vlerë historike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tahiri foli edhe për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që kanë për qëllim të ofrojnë një qeverisje efektive duke forcuar sundimin e ligjit, promovuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale si dhe të forcojë partneritetin me shtetet aleate ndërkombëtare për vitalitetin e Kosovës si shtet i ri dhe i pavarur, si dhe me theks të veçantë në angazhimin drejtë agjendës evropiane dhe euroatlantike, thuhet në njoftimin nga ky takim, transmeton Telegrafi.


Në vazhdim, ministrja Tahiri foli për dialogun për fqinjësi mes Kosovës dhe Serbisë si dhe e njoftoi ambasadorin se sot ka filluar zhbllokimi i marrëveshjeve pas një viti bllokade nga Serbia, meqenëse sot është arritur pajtimi për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e Urës së Mitrovicës, që do të realizohet nga ana e BE-së.

Ajo po ashtu tha se ka lëvizje pozitive për marrjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën nga ana e ITU-së, dhe shprehu shpresën se Bashkimi Evropian do të arrijë ta zhbllokojë zbatimin e marrëveshjes për funksionimin e pavarur të sistemit të transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT).

Ambasadori Piero Cristoforo Sardi ka vlerësuar lart dialogun e Brukselit për fqinjësi në dobi të integrimit evropian për të dyja vendet dhe paqen e stabilitetin në rajon.

Ai tha se Italia e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe integrimin euroatlantik të saj.

“Jemi të përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, theksoi ambasadori Sardi.​

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori