LAJMI I FUNDIT:

Babë e bir sulmojnë shefin e policisë së Manastirit

Babë e bir sulmojnë shefin e policisë së Manastirit

Shefi i Sektorit të punëve të brendshme (SPB) të Manastirit është sulmuar fizikisht nga dy persona, babë e birë, A. J (42) dhe XH. J (19), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai është sulmuar sapo e ka parkuar veturën e tij, ndërkaq pas sulmit verbal, ndaj policit është ushtruar edhe dhunë fizike, duke pësuar lëndime në kokë.

Sulmuesit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/