Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, njofton opinionin se revitalizimi i urës dhe heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë fillon më 14 gusht 2016 dhe këtë proces do ta realizojë Bashkimi Evropian.
Me këtë rast ajo konfirmon se negociatat njëzet orëshe që u zhvilluan në Bruksel me datë 2 deri më 3 gusht 2016 sollën rezultatet dhe Bashkimi Evropian tashmë ka bërë deklaratën zyrtare e cila shpjegon të gjitha hapat praktike dhe afatet deri në përfundimit e procesit të revitalizimit dhe heqjes së barrikadës.
Sipas një komunikate, ministrja Tahiri thekson se më në fund, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, ura e Mitrovicës do të jetë një urë e lirë bashkuese si në gjithë botën dhe ajo do të shërbejë për lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç është përcaktuar në marrëveshjen e Brukselit të datës 25 gusht 2015 nënshkruar nga kryeministrat e të dyja shteteve dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së znj. Frederika Mogherini.
“Heqja e barrikadës dhe hapja e urës për qarkullim të lirë e të plotë do ta bëjë urën sinonim të normalizimit të relacioneve dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve atje pra shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve, më këtë rast Qeveria e Kosovës po e përmbush premtimin ndaj qytetarëve të cilët gjithmonë e dëshiruan këtë urë të jetë e lirë”, citohet ministrja Tahiri.
Më këtë rast, ministrja Edita Tahiri falënderon Bashkimin Evropian për angazhimin maksimal për zbatimin e kësaj marrëveshje si dhe thekson se durimi i BE-së ndaj zvarritjes së këtij procesi megjithatë në fund doli me rezultate, po ashtu i falënderon gjithë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë, etj, të cilët u angazhuan maksimalisht që kjo marrëveshje të zbatohet në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja shteteve si dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon, gjithashtu e falënderon, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe misionin e EULEX-it që gjatë kësaj periudhe të zvarritjes arritën të japin kontribut për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në këtë pjesë të vendit tonë.
Ministrja Edita Tahiri falënderon po ashtu edhe grupin shtetëror për marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës të cilët dhanë kontribut të madh në këtë çështje.
Ministria për Dialogun bashkangjitur këtij njoftimi e dërgon për media edhe komunikatën zyrtare të Bashkimit Evropian në gjuhën angleze e cila së shpejti do të dalë edhe në gjuhën shqipe përkthyer zyrtarisht nga Bashkimi Evropian:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së
Pamje nga Struga, qyteti piktoresk që njihet për shumë gjëra
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre – banorët e lagjes “Prishtina e Re” tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit