LAJMI I FUNDIT:

Kiliç pas takimit me Demollin: Turqia do të dalë edhe më e fortë nga situata e krijuar

Kiliç pas takimit me Demollin: Turqia do të dalë edhe më e fortë nga situata e krijuar

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti sot, në vizitë zyrtare në ministri, ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic e cila shoqërohej edhe nga atasheu ushtarak i Turqisë në Republikën e Kosovës, kolonel Necdet  Ozdemir.

Ministri Demolli e falënderoi ambasadoren Kilic për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë kanë dhënë dhe po japin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Demolli duke i shprehur ngushëllime Ambasadores turke për humbjen e jetëve të njerëzve, tha “Republika e Turqisë është një partner i yni strategjik dhe për këtë ne duam që ajo të jetë stabile dhe në paqe”.


Ministri konfirmuar se bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Turqisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, shprehu solidaritetin me popullin e Turqisë, të cilët, siç tha Ministri, mbrojtën demokracinë dhe lirinë në vendin e tyre.

Nga ana e saj, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kiliç e falënderoi ministrin Demolli për pritjen si dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy Shteteve dhe dy ministrive; Ministrisë për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, gjithashtu edhe për solidaritetin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së FSK-së me Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë edhe me popullin turk në përgjithësi.

Kilic u shpreh optimiste se Republika e Turqisë do të dalë edhe më e fortë nga situata e krijuar dhe se bashkëpunimi me Kosovën dhe Ministrinë e FSK-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kilic u shpreh “Ne duam që Kosova e bukur të ketë të ardhme të ndritur dhe marrëdhëniet tona, në mes të dyja shteteve dhe dy popujve, të intensifikohen në të ardhmen në të gjitha segmentet e jetës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori