LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një konkurrent i Grabovcit dhe Kryeziut nuk ishte zgjedhur anëtar Bordi (Video)

Vetëm një konkurrent i Grabovcit dhe Kryeziut nuk ishte zgjedhur anëtar Bordi (Video)

Shefi e kishte thirrur ta konsultojë se cilët emra të afërt me partinë do të propozoheshin nga partia për t’u caktuar në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren.

Bëhej fjalë për vitin 2011, kur janë bërë edhe përgjimet të cilat Insajderi i ka publikuar në tri seri deri më tani, dhe atëherë po zgjidhej Bordi i kësaj kompanie.

Sipas raporteve të punës vjetore të Ujësjellësit në Prizren, të viteve 2011, 2012 dhe 2013, del se vetëm një emër nga pesë anëtarët të Bordit të Drejtorëve nuk është përmendur në bisedën mes Adem Grabovcit dhe Njazi Kryeziut.


Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre, ose anëtar i PDK-së apo i rrethit të njerëzve të afërm me partinë.

I vetmi emër që nuk është përfolur në bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut për t’u emëruar në Bord është Sait Uka. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori