LAJMI I FUNDIT:

KEK: S’ka rrjedhje hidrogjeni, s’ka katastrofë

KEK: S’ka rrjedhje hidrogjeni, s’ka katastrofë

KEK, përmes një reagimi thotë se aksidenti i para dy viteve në sektorin e prodhimit të hidrogjenit (elektrolizë) ka bërë që ky sektor nga ajo kohë të mos ekzistojë fare. Sipas KEK-ut, hidrogjeni nuk prodhohet më në TC “Kosova A”, porse furnizimi bëhet nga bateritë e gatshme.

“Siguria e punës së termocentralit është në nivelet e standardeve evropiane duke përfshirë edhe monitorimin përmes sensorëve (online) të operimit me hidrogjen që shërben për ftohjen e gjeneratorëve.


Rrjedh sërish hidrogjeni në Kosova A, katastrofa shumë afër?
Lexo po ashtu Rrjedh sërish hidrogjeni në Kosova A, katastrofa shumë afër?

Blloku A-5… nuk është në funksion fare (është në remont të rregullt nga data 21.07.2016) dhe ai pritet të jetë i gatshëm me datën 09.08.2016

Në TC ‘Kosova A’ edhe nga aspekti ambiental – duke pasur parasysh investimet në vitet e fundit me ndërrimin komplet të filtrave elektrik dhe implementimin e projektit të transportit hidraulik të hirit – janë mbërri standardet Evropiane të parapara për ambient.

Bucolli: S’ka rrjedhje të hidrogjenit në KEK
Lexo po ashtu Bucolli: S’ka rrjedhje të hidrogjenit në KEK

Për të gjitha të cekurat më lartë dhe për hir të transparencës, ftojmë të gjitha mediet e interesuara që në çdo kohë janë të mirëseardhura të vizitojnë TC ‘Kosova A’ dhe të binden që përfundimisht nuk ka asnjë arsye për shqetësim”, thuhet në reagim. /Telegrafi/