LAJMI I FUNDIT:

Bucolli: S’ka rrjedhje të hidrogjenit në KEK

Bucolli: S’ka rrjedhje të hidrogjenit në KEK

Nuk ka asnjë rrjedhje të hidrogjenit në bllokun A4 të Termocentralit “Kosova A”. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli.

Sipas tij, blloku nuk është ndalur për shkak të rrjedhjes së hidrogjenit por për shkak të disa remonteve në të.
“Nuk është e vërtetë që ka rrjedhje të hidrogjenit në bllokun A4, sepse ky bllok nuk është në funksion fare, dhe ai pritet të jetë i gatshëm me datën 09.08.2016”, tha Bucolli./Telegrafi/