LAJMI I FUNDIT:

Kallëzohet penalisht Dejan Mitrovski – Urko, ish-shefi i sigurimit të Gruevskit

Kallëzohet penalisht Dejan Mitrovski – Urko, ish-shefi i sigurimit të Gruevskit

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-shefit të sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dejan Mitrovski – Urko, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mitrovski akuzohet për veprën penale „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

Urko u përfshi në një aksident komunikacioni në lagjen Kisella Voda të Shkupit, ku vdiq një i ri 22 vjeçar nga Shkupi. Ai ngiste një motocikletë dhe u godit nga automobili ”BMW”, i drejtuar nga Urko.

Kush është Urko? Truproja i fortë i Maqedonisë që dje mbyti 22 vjeçarin
Lexo po ashtu Kush është Urko? Truproja i fortë i Maqedonisë që dje mbyti 22 vjeçarin

Dëshmitarët thonë se ish-shefi i sigurimit ka tentuar që të bëjë një kthim gjysëmrrethor në dy korsi. Sipas ligjit, „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” janë të dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burg./Telegrafi/